fbpx
Lajme

Edita Tahiri: Nëse Serbia se njeh Kosovën mund të ketë luftë

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri po thotë se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, mund të ketë luftë.

Në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës, “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, ku po diskutohet për dialogun, ish-kryenegociatorja ka thënë se Serbia nuk ka pasur asnjëherë sovranitet në Kosovë.

Ajo shton se dialogu nuk ka ndalur për shkak të taskës, por, sepse Kosova ishte në rrezik.

“Dialogu nuk ka ndaluar për shkak të taksës, por se shteti i Kosovës ishte në rrezik”, thotë Tahiri.

Sipas saj Kosova dhe Serbia nuk janë “dy Gjermani”.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”, bëri të ditur.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close