fbpx
Lajme

“Efekti Kurti”, Maqedonia e Veriut heq gjuhën shqipe nga shenjat e autostradës

Nën qeverinë e re të udhëhequr nga partia më e madhe në Maqedoni të Veriut VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, është vendosur që të hiqet gjuha shqipe nga shenjat rrugore në autostradën Bllacë-Shkup.

Është obligueshme me ligjin në fuqi që gjuha shqipe të figurojë në këto tabela, por kjo s’ka mjaftuar që të mos largohen të vjetrat dhe të vendosen të rejat, ku figuron gjuha maqedonase, ajo angleze dhe franceze.

Shenjat me gjuhën shqipe janë hequr nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.

Kjo ndërmarrje po i heq shenjat në gjuhën shqipe nga të gjitha rrugët me të cilat menaxhon.

Në ditët në vazhdim, siç ka njoftuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Darko Kostadinovski, do të caktohet mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

Foto nga autostrada

Iniciativa e Kostadinovskit është mbështetur drejtpërdrejt nga VMRO e kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa është arsyetuar edhe nga koalicioni VLEN, të cilët kanë siguruar se nuk shfuqizohet Ligji, por vetëm disa nene.

Koalicioni VLEN i udhëhequr nga Arben Taravari, tash ministër, është koalicioni i përkrahur në zgjedhjet e fundit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Madje, edhe fushata zgjedhore ishte dizajnuar dhe udhëhequr nga anëtarë dhe funksionar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Reklama e tyre zgjedhore ishte se ish qeveria me Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka bërë mjaftueshëm për shqiptarët, prandaj duhet që udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, të kalojë në opozitë e këta të marrin pushtetin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close