fbpx
Lajme

Vazhdon kapja | Drejtori i ri i Gjilanit, Kryesuesja e bordit mbështetëse e Vetëvendosjes akuzohet se ia tregoi edhe pyetjet (Dokument

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e zëshmja kundër punësimeve me forma nepotiste e klienteliste sa ishte në opozitë, ku një ndër premtimet me kyçe që beri Lëvizja Vetëvendosje në fushatën e zgjedhjeve 2021 ishte mos punësimi i personave të cilët nuk janë të kualifikuar.

Kjo të kujton edhe deklaratën e famshme të Kryeministrit Kurti kur kishte thëne se “akrabaja janë për dasmë, jo për punësime në institucione”.

Qe nga shkurti i vitit të kaluar ka funksionuar ndryshe, qeveria Kurti filloi jo vetëm te punësonte te afërmit e aktivistet e Vetëvendosjes por i punësonte edhe pse ishin jo të kualifikuar.

Rasti i fundit ndodhi në spitalin e Gjilanit ku drejtor i këtij spitali është zgjedhur përkrahësi i LVV-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të premten ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për drejtorët e katër spitaleve rajonale, në Vushtrri, Mitrovicë, Pejë e Gjilan. Megjithatë, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, pretendohet se ka vendosur në pozita persona të afërt duke i favorizuar, ani pse nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara sipas konkursit.

Katër kandidatë për drejtor të spitalit në Gjilan, Besim Maliqi, Milaim Kosumi, Mirvete Kurteshi dhe Halil Ajvazi kanë thënë për Gazetën Insajderi se Emini nuk plotëson kriteret e kërkuara dhe po kërkojnë që të anulohet konkursi, kështu duke treguar rreth padrejtësive që u janë bërë në këtë proces, duke thënë se drejtori i zgjedhur Arsim Emini është favorizuar nga Agreta Gecaj – Gashi.

“Ne jemi të pakënaqur. Jemi katër mjekë që konsiderojmë se na është bërë e padrejtë. Neve na i kanë zbrit pikët në çdo formë të mundshme. Unë jam doktor i shkencave, i kam dy doktoratura, dy magjistratura, kam punime shkencore, siç kërkohej në konkurs, edhe kanë thënë që 15 pikë shtohen përmes CV-së. Mua më janë zbritur 9 pikë, faktikisht me një vend më janë hequr 6 pikë. Kundërkandidati që është zgjedhë drejtor, në intervistë me gojë, ik nga pikët e mija për 0.2. Unë i kam 40.6, ai i ka 40.8. Në test me shkrim, ai i ka 32 pikë nga 35 pikë të mundshme. Është vetëm specialist, pa magjistraturë, pa doktoraturë. Kurse, unë i kam 20 pikë, këtu ik me pikë për 40.6 për qind”, ka thënë doktor Halil Ajvazi në emër të të gjithë grupit.

Sipas doktorëve në fjalë shkon edhe më tutje, lidhja e Gecaj–Gashi me Eminin ku të dy i përkasin fushës së njëjtë të mjekësisë dhe janë anesteziologë.

“Agreta Gecaj është anesteziologe, edhe ky është anesteziolog. Drejtori klinik i Gjilanit është anesteziolog, ndërsa ai vetë në planin operativ për vitin 2021-2022 ka thënë se nuk ka qenë e mundur të realizohet për shkak të mungesës së anesteziologëve. Si është e mundur që anesteziologu që ka vetëm specializim, të bëhet udhëheqës, kur në konkurs thuhet se kanë përparësi doktorët e shkencave, që kanë tituj akademik, punime shkencore, përvojë menaxheriale”, ka thënë Ajvazi

Përveç kësaj thuhet se kryesuesja e bordit të SHSKUK-së ia ka treguar pyetjet e testit paraprakisht drejtorit te zgjedhur Arsim Eminit, sepse sipas rezymesë se Arsim Eminit ai nuk e ka përvojën dhe as kualifikimin për ta marr ketë detyrë.

“Kryesuesja e Bordit ia ka tregu pyetjet paraprakisht, unë nuk kam argument për këtë, por sa i përket përvojës menaxheriale, edhe spitali e di që ai i ka vetëm 9 muaj përvojë. Ai nëse e ka marrë ndonjë vërtetim prej ndokujt, e merr edhe kontratën, por ai në ATK nuk mund ta paguajë koeficientin që e ka pas për pozitë menaxheriale. Në konkurs shkruan, nëse nuk i ke 3 vjet përvojë menaxheriale, nuk ke të drejtë për konkurrim fare, Dr. Besim Maliqi, Dr. Milaim Kasumi, Dr. Halil Ajvazi të gjithë doktorë shkence dhe me pozita paraprakisht menaxheriale, eliminohen kurse zgjidhet personi që ka qenë ushtrues detyre pa pozitë menaxheriale, vetëm 9 muaj i ka si u.d. Ku po mbesin edhe 2 vite e 3 muaj? Faktikisht, ngjashëm ka ndodhë edhe në spitalet tjera. Shembull edhe në Pejë. Nuk jam kompetent të flas për këtë, por edhe atje Dr. Elezaj nuk është zgjedhur që është doktor shkence, por është zgjedhur ai që ka qenë ushtrues detyre”. përfundoi Ajazi në një prononcim për Insajderin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close