fbpx
Lajme

Ekskluzive: Marrëveshja UÇK-FARK, këta ishin përfaqësuesit dhe marrëveshja

Ekskluzive: Marrëveshja UÇK-FARK 2014

Ministri I Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj e ka prezantuar për herë të parë marrëveshjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.

Marrëveshje e ka prezantuar në emisionin Rubikon të KTV-së, Halil Bicaj, si ministër i Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, që është njëri nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje.

Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes, citon indeksonline.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me komandantin Agim Çekun dhe kuadro nga të dyja palët nënshkruese.

Për marrëveshjen që nuk u jetësua asnjëherë Bicaj flet sonte në emisionin “Rubikon”.  /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close