Lajme
EKSKLUZIVE: Motra e deputetit të VV-së emërohet në Bordin e Teatrit Kombëtar
Dje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më saktësisht Ministri Hajrullah Çeku ka emëruar anëtarët e Bordit të Teatrit Kombëtar.
Epilogu ka zbuluar se njëra nga të emëruarat është motra e deputetit të Vetëvendosjes Luan Aliu, znj. Shkurte Aliu.
Pas publikimit të vendimit, ajo ka fshirë të gjitha fotot në profilin e saj në facebook, por paraprakisht sinjalizuesit i kishin bërë ato screen shot.
Përpos, znj. Shkurte Aliu edhe përkrahës të tjerë të Vetëvendosjes janë emëruar në këtë Bord, faktet të cilat do t’i publikojmë në ditën e sotme. /Epilogu/