fbpx
Lajme

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet në veri, vendimi publikohet sot ose në fillimjavë 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. 

Ajo e kishte caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje, por pas incidenteve të shumta, plagosjes së një pjesëtari të Policisë, shumë shpërthimeve dhe kërkesës së ambasadorëve, Osmani e ka shtyrë datën e zgjedhjeve. Presidenca pritet që sot ta publikojë vendimin ose më së largu në fillim të javës, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim i Demokracia.com brenda Kabinetit të presidentes Osmani.

Ky vendim i saj vije edhe pas marrjes së raportit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë përkitazi me situatën e sigurisë në veri të vendit.

“AKI e ka informuar dhe i ka raportuar Osmanit, sipas kërkesës së saj.”, ka theksuar në kushte anonimiteti ky burim i Demokracia.com në Presidencë.

Sipas tij, pritet që me rekomandim të AKI-së, KQZ t’i dërgoi kërkesë Osmanit për shtyrje të zgjedhjeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close