fbpx
Lajme

Ekskluzive: Rrahim Pacolli arrin marrëveshje me Shpend Ahmetin – i premtohet pozita e Nënkryetarit të Prishtinës?

Rrahim Pacollit, i cili është afarist në fushën e sigurimeve dhe mogul medial, i është premtuar se do të jetë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës – në rast se Shpend Ahmeti fiton më 19 nëntor. Kreu aktual i Komunës, mbrëmë, në përpjekje për të marrë sa më shumë mbështetje për përballjen e tij të vështirë me Arban Abrashin, i ka premtuar Pacollit se do ta bëjë zëvendës të tij nëse e mbështet më 19 nëntor, thonë burime të Gazetës Express.

Pacollët sivjet kanë pasur një sukses të madh në politikë. Pasi që Behgjet Pacolli arriti të marrë 5 ministri nga PAN’i kur ata nuk po mundnin ta formonin Qeverinë e re, tash është Rrahim Pacolli ai i cili do të përfitojë maksimalisht nga Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti.

Burime të Gazetës Express thonë se në takimin e mbrëmshëm mes Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me Rrahim Pacollin, kanë diskutuar sesi mund ta ndihmojë AKR’ja në garën e balotazhit më 19 nëntor.

Të njëjtat burime saktësojnë se Ahmeti, i zënë në vështirësi nga përballja e vështirë me Arban Abrashin e LDK’së, ka qenë dorëlirë në ofertat për Rrahim Pacollin, biznesmenin e njohur dhe mogulin medial.

Burimet thanë se Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosje janë të gatshme t’ia japin postin e Nënkryetarit të Komunës z. Rrahim Pacollit.

“Rrahimi, sipas gjitha gjasave, do të jetë Nënkryetar i Komunës nëse fiton Shpendi”, tha burimi i gazetës.

Në anën tjetër, zyrtarisht AKR nuk është pozicionuar se kë do ta mbështes me 19 nëntor.

Se AKR’në e dëshiron ne koalicion në Prishtinë, nuk e ka fshehur asnjëherë Shpend Ahmeti. Por ende nuk dihet sesi do të reagojë udhëheqësia e Vetëvendosjes ndaj mundësisë së Rrahim Pacolli të jetë Nënkryetar i Komunës – poqëse fiton Ahmeti.

Vetëvendosje vazhdimisht ka hedhur akuza të rënda ndaj Rrahim Pacollit, si “plaçkitës i mërgimtarëve”, meqenëse ai ka qenë një ndër drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Ndryshe, Gazeta Express nuk ka mundur ta verifikojë lajmin nëse Pacolli do të jetë Nënkryetar i Komunës, meqenëse Vetëvendosje nuk i përgjigjet pyetjeve të Gazetës Express. Ky është një qëndrim i Vetëvendosjes, të cilin – natyrisht – Ahmeti e ka aplikuar edhe në Komunën e Prishtinës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close