fbpx
Lajme

Në 1998/99 dezertuan, por tash pasi ua ruan KFOR-i kufirin, Kurti e Sveçla e përdorin nacionalizmin si kartë për vota

Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla në vitin 1998 dhe 1999 refuzuan armën për të luftuar kundër regjimit të Millosheviqit. Njëri dezertoi e tjetri kërkoi publikisht paqe pa dhunë me Serbinë.

Albin Kurti i cili si majtist ka zgjedhur të bëhet patriot dhe t’i fyej të tjerët me këtë kartë, në vitin 1998 kishte refuzuar publikisht armën dhe dy javë pas vrasjes së familjes Jashari, ai kërkonte paqe pa dhunë me Serbinë.

“Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë ai ndër të tjera në një dokumentar të realizuar në gjuhën angleze nga Igballe Rugova.

https://video.gjirafa.com/video-1578174558-mp4 VIDEO

“Vetëm dhjetë ditë ka qenë ushtarë i UÇK-së, e pastaj ka dezertuar. Me siguri ka hequr uniformën e i është bashkuar refugjatët”.

Kështu shprehet ish-komandanti i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, Skender Tahiri.

“Unë zotin Sveçla e kam takuar gjatë luftës, ai ka qëndruar në zonën tonë vetëm 10 ditë. Ne jemi takuar rastësisht. Por gjatë periudhës e di që ai ka dezertuar dhe ka shkuar diku tjetër. Ai mund ta ketë hequr uniformën e t’i jetë bashkuar refugjatëve. Ka ushtarë që kanë pasur frikë dhe e kanë hequr uniformën i janë bashkuar refugjatëve”, thotë ai.

Por, tani VV e përdorë si kartë kryesore nacionalizmin, madje kanë fytyrë t’i mbajnë leksione patriotike edhe dy prej themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Ali Ahmetit.

Pavarësisht se së fundmi kanë fuqizuar rezolutën 1244, duke e pranuar edhe draft-statutin e Zajednicës mbi këtë rezolutë, madje e kanë imponuar rritjen e numrit të KFOR-it në Veri bazuar mbi këtë rezolutë që dikur e kundërshtonin. Por, çdoherë kur dështojnë në politikat e brendshme dhe ato ndërkombëtare, Kurti e Sveçla e përdorin veriun si kartë për të bërë fushatë e për t’u rritur në sondazhe.

Shtrohet pyetja, sikur kufijtë mos t’i ruante KFOR-i, respektivisht Amerika, a do të dezertonin përsëri Kurti e Sveçla?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close