“Ekzekutues gjyqësor i Ukshin Hotit është regjimi i Millosheviqit, ekzekutues politik LDK-ja”
Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.
Në një moment, me datë 28 shtator 1994 kishte shkruar edhe për dënimin e njërit prej veprimtarëve më të mëdhenj, profesor Ukshin Hotin. Ai poashtu në disa momente e ndërlidhë LDK-në me arrestimin e profesor Ukshin Hotit.
Ja rrëfimi i tij;
Gjykata serbe e Prizrenit ia shqiptoi dënimin Ukshin Hotit:
pesë vjet burg! Po, po, pesë vjet burg Serbie. E këto pesë vjet burg serbie janë sa pesëmbëdhjetë vjet burg Evrope!
E pabesueshme!
E pakuptueshme!
Gjykatë e çmendur që shqipton dënim të çmendur!
Pse dënojnë Ukshin Hotin?
Pse i frikësohen Ukshin Hotit?
Pse e urrejnë Ukshin Hotin?
Mos në dënimin e tij, me mosdurimin që kanë për të, marrin pjesë edhe partitë tona politike, në mënyrë të veçantë Lidhja Demokratike e Kosovës?
Ukshin Hoti është kundërshtar tash edhe si kryetar i një partie të quajtur Partia e Unitetit Kombëtar, i politikës së coftë, të mjerueshme, në thelbin e vet kapitulluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dhe, ky kundërshtim ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të jetë arsyeja kryesore e burgosjes dhe e dënimit të Ukshin Hotit me pesë vjet burg! Ekzekutues policor dhe gjyqësor i Ukshin Hotit, ja, është regjimi terrorist i Sllobodan Millosheviqit, por ekzekutues politik i tij është Lidhja Demokratike e Kosovës!
Rrëfimi i plotë: