fbpx
Lajme

“Ekziston inçizimi, dy ditë para vrasjes së Adem Jasharit, Ali Ahmeti kishte komunikuar me të”

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami dhe njëri nga themeluesit dhe aksionistët e parë të UÇK-së z. Ramiz Lladrovci kishin folur për rolin e Ali Ahmetit dhe lidhjen e tij me grupet e Prekazit, poashtu me heronjt dhe luftëtarët si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi e Ilir Konushevci.

Bedri Islami ka treguar se “Të gjithë udhëheqësit e grupeve klandestine luftarake në Kosovë, kanë patur lidhje me Ali Ahmetin. Adem Jashari e ka patur lidhjen kryesore Ali Ahmetin, Zahir Pajaziti me pseudonimin Ismeti e ka patur lidhjen me Ali Ahmetin. Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi kanë qenë ndërlidhësit e Ali Ahmetit, Ilir Konushevci poashtu, pra e gjithë ajo strukturë që do e formonte pastaj UÇK-në kalon nëpërmjet këtij njeriu, nuk është rastësi“.

Dëshmitë janë në arkivat e LPK-së, ku mes tyre si ndër më të çmuarat janë edhe dëshmitë e ardhura nga grupi i Drenicës, lidhjet e të cilit në të shumtën e rasteve janë përmes Ali Ahmetit. Në njërën nga kasetat e magnetofonit përmes së cilës vjen afër zëri i Adem Jasharit është edhe një mesazh për Ali Ahmetin (Abazin) dhe logjistikën.

Ramiz Lladrovci ka treguar për këtë ngjarje se “Vetëm dy ditë para vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Ali Ahmeti kishte komunikuar me Adem Jasharin, domethënë se kjo dëshmon që komunikimi i Ali Ahmetit, i cili një pjesë e të cilit ruhet sot, e inçizuar qoftë nga ana jonë e qoftë nga anë të tjera, kjo dëshmon se Ali Ahmeti mbante lidhje shumë shumë të afërta organizative me Adem Jasharin dhe grupin e tij“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close