fbpx
Lajme

Emailat konfidenciale të publikuar nga Wikileaks: Ambasadorja e SHBA-së e donte Kurtin në burg

HULUMTIMI DHE RAPORTIMI I TELEGRAFIT I VITIT 2011:

Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që ta mbajë në burg sa më gjatë liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti.

Më 5 mars 2007, Kaidanow raportonte për protestën e Vetëvendosjes të mbajtur më 3 mars, sipas dokumenteve të WikiLeaks, detajet e të cilës i sjell portali Indeksonline.

Fillimisht, Kaidanow raporton se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, për dallim prej asaj të përgjakshmes më 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti ‘zjarrndezësi’ i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për Vetëvendosjes binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.

“Në dallim prej demonstratave të kaluara, ‘marshallët’ e VV (anglisht shkurt SDM), me rroba identifikuese e kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja i lejuan protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesa. Tek ndërtesa e Kuvendit, protestuesit u ndalën për ta dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtissarit dhe pastaj e theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportonte Kaidanow.

Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së. Por, në fund të kësaj kablloje e bënte të qartë se çfarë donte Kaianow.

“Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi që protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim deri tek zgjidhja e statusit final, pasi që gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t’u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, kishte thënë Kaidanow. /Telegrafi/

https://wikileaks.org/plusd/cables/07PRISTINA164_a.html RAPORTI I WIKILEAKS NË ANGLISHT

https://telegrafi.com/kaidanow-e-donte-kurtin-ne-burg/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close