fbpx
Lajme

Eman Rrahmani paralajmëron largimin potencial nga politika

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka dhënë sinjale të qarta se raportet e disa deputetëve me deputetë të tjerë të grupit parlamentar nuk janë në elementin më të mirë të mundshëm.

Ai mohoi raportimet se një grup i deputetëve do të largohen, por hodhi kritika te dy-tre kolegë të tij, që sipas Rrahmanit janë servilë dhe se po i fryjnë kësaj ndarjeje, duke shtuar se të njëjtit po e shfrytëzojnë secilën situatë.

Ndërkaq, kur u pyet rreth raporteve momentale, ai pohoi faktin se votimi kundër Projekt-Kodit Civil ka ndikuar goxha, duke shtuar se në një moment, nëse e vlerëson se ka qenë i padobishëm, nuk do të merret me politikë dhe se nuk do të hyjë në listën e VV-së mandatin e ardhshëm.

“Në momentin që unë e vlerësoj se kam qenë i padobishëm, atëherë qëndrimi im është se duhet që mos t’i sjell dëm vendit. Ky është opsion”, tha ndër të tjerash ai.

Poashtu, Rrahmani kritikoi zgjedhjet e brendshme në Lëvizje, duke thënë se disa prej kandidatëve janë përjashtuar pa të drejtë.

Veç kësaj, ai tregoi se kush e bëri këtë përzgjedhje. Bëhet fjalë për kryesinë e partisë.

“Kryesia e Vetëvendosjes i ka shqyrtuar kandidaturat. Nuk e di se si i kanë diskutuar ato. Por nuk mendoj se disa prej tyre është dashur të përjashtohen pa arsye”, tha ndër të tjerash ai.

Lajmi në përditësim…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close