fbpx
Lajme

Shokuese, gjendet i vdekur sportisti i njohur

Portieri i hendbollit, Zvonimir Cmarko (40-vjeçar) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij nën qytetin kroat, Koprivica. Cmarko ka qenë portier shumëvjeçar i KH Koprivica.

Lajmi konfirmohet nga mediat kroate. 

Media kroate bëjnë të ditur se sportisti i pafat, sipas të gjitha gjasave, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër, gjë e cila do të vërtetohet pas obduksionit.

Ky lajm e ka shokuar opinionin sportiv në Kroaci. /Zëri.info

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close