fbpx
Lajme

Engel: Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është faktor stabilizues në Ballkan

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i ka dorëzuar simbolikisht pllakën e argjendtë që ka të bëjë me një vulë e vendosur nga Posta e Kosovës me të cilën posta dhe qeveria e nderon kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

“Engel ka qenë mbështetës i Kosovës ndër vite. Angazhimi i Engel për Kosovën është i madh”, tha Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë e cila është mbajtur në nderim të vizitës së kongresmenit Engel në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhje, e ka informuar komgremsmenin Engel se vetëm gjatë dy muajve të parë të qeverisjes në kuadër të agjendës qeveria ka marrë 120 vendime.

“Jemi në fazën e forcimit të rendit dhe ligjit zhvillimit ekonomik duke synuar ngjalljen ekonomike. Ajo që e karakterizon këtë qeveri është një punë e përafërt me ambasadën e SHBA-ve, me qëllim të vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve.

Ndërsa kongresmeni amerikan Eliot Engel ka siguruar se shteti I tij do të vazhdojnë të mbështesë Kosovën, duke thënë se ky vend po shënon gjithnjë e më shumë progres.

“Kryeministër mund të llogarisni në mua se gjithmonë do ta keni mbështetjen time. Nuk do të ndalemi përderisa të gjithë ta kuptojnë se Kosova është një vend stabilizues në Ballkan dhe një mik I SHBA-ve”, tha Engel.

Ai ka vlerësuar lart procesin e votimit gjatë ditës së djeshme.

Haradinaj nga ana tjetër ka kërkuar mbështetje nga SBA-të rreth liberalizmit të vizave, procesit të dialogut me Serbinë si dhe njohjen e Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close