fbpx
Lajme

RTK sjell rrëfime të jashtëzakonshme të të mbijetuarve të Holocaust-it që u shpëtuan nga kosovarët

Radio Televizioni i Kosovës është duke e realizuar një dokumentar m për Holocaust-in. Aktualisht ekipi i RTK-së është duke qëndruar në Izrael.

I jashtëzakonshëm pritet të jeta rrëfimi i një të mbijetuari i cili u shpëtua nga kosovarët. Të gjitha këto intervista dhe fakte që dëshmojnë ndihmën që kosovarët ia ofruan izraelitëve do të realizohen nga gazetarja Valjeta Kosumi, kameramani Mumin Jashari dhe kryeredaktorit të RTK 3 Ridvan Berisha.

Ky është statusi i plotë i Berishës në Facebook:

Ne Izrael. Filluam bashke me Valjeta e Mumin te mbështetur padiskutim edhe nga Flori, realizimin e dokumentarit për Holocaust-in. Sot e intervistuam Shaulin, 77 vjecar, i mbijetuar i tragjedise, i strehuar dhe shpetuar nga shqiptaret ne kishen e Letnices ne Kosove. Rrefim i jashtezakonshem. Po vijojme te marrim intervista edhe nga te tjere te mbijetuar nga Holocaust-i, te shpetuar nga shqiptaret gjate luftes se dyte boterore.

Harrova ta permend edhe Albert Ramën protagonist i ketij dokumentari, i cili ka bere nje pune te shkelqyeshme hulumtuese mbi historikun qe e karakterizon kombin shqiptar dhe hebre, rrefime te dokumentuara e origjinale, fakte nga lufta e dyte boterore. Dhe ne fund personalisht e falenderoj Drejtorin Gjeneral te RTK Mentor Shala per mbeshtetjen e madhe qe po i jep realizimit te ketij dokumentari.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close