Fundjava e tyre iu kushtua familjes dhe miqve.
Aktori i humorit Ermal Mamaqi dhe moderatorja e dashur Amarda Toska kaluan një fundjavë të bukur pranë miqve të tyre.
Ermali ka treguar një foto në të cilën bie në sy rrumbullakësia e Amit.
Ajo është në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe duket më e bukur se kurrë më parë. Në këtë foto familjare nuk mund të mungonte Joeli i vogël, djali i tyre.
Lajmi për shtatzëninë e Amit ishte një nga më të bukurit që qarkulloi në media. Dhe si gjithmonë Ermali ishte i pari që njoftoi këtë ndryshim në jetën e tyre në mënyrë mjaft origjinale.
Kohët e fundit drejtuesi i emisionit ‘Xing’ krah publikimeve gazmore në profilin e tij në Instagram ka shtuar ‘dozën’ e publikimeve familjare. Fakti që do të bëhet sërish baba duket se e ka bërë mjaft entuzuiast.
Ata janë një nga çiftet më të konsoliduar që ndajnë me njëri -jetrin vite dashurie dhe tashmë kanë nëj familje të adhurueshme.