fbpx
Lajme

Escobar para senatorëve amerikanë: Vendimet e këqija të Kurtit e lanë Kosovën jashtë projektit amerikan për energjinë

Senatorët amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme sot po diskutojnë për Ballkanin Perëndimor. Emisari i SHBA-së në këtë rajon, Gabriel Escobar para kolegëve të tij, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për menaxhimin e situatës me krizën energjetike.

Escobar para dhjetra senatorëve amerikanë ka thënë se Qeveria Kurti ka marrë disa politika dhe vendime të këqija, të cilat e kanë lënë jashtë projektit amerikan për energjinë, përcjell Demokracia.com.

“Politika dhe vendimet e këqija të qeverisë e kanë lënë Kosovën jashtë projektit amerikan për privatizimin e energjisë dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Escobar.

Këto deklarata ai i bëri derisa fliste për investimin e SHBA-së rreth sigurisë energjetike në Shqipëri dhe Kroaci.

Ndërkohë, Escobar në këtë takim ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ai tha se gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, liderëve të Kosovës dhe Serbisë ua bëri të qartë se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close