fbpx
Rozë

Angela Martini në zi, humb njeriun e zemrës

Modelja e njohur shqiptare ka marë një nga lajmet më të trishta në jetën e saj.

 Angela Martini ka humbur një prej mikeshave të saj më të mira. Lajmin për humbjen e saj e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale.

‘Këto janë fjalët më të trishat që kam dashur të shkruaj ndonjëherë.Ëngjëlli im mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, është ndarë nga jeta. Marisa, 8 vite më parë kur u takuam , ti më ndryshove jetën. Më bëre më të fortë, më të mençur e plot vetëbesim. U bëra e fortë si një plumb falë teje. Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote ishte përtej fjalëve dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.

Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! Mendimi i vetëm që më jep shpresë është se e di që gjithçka është e  përkohshme, pasi ne jemi të gjithë të përkohshëm në këtë botë. Prehu në paqe! Unë do të të dua përgjithmonë!’ ka shkruar Angela krah fotos së mikes së saj. 

/Gazeta Express/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close