Rozë
Është Rita përsëri, shikoni çfarë ka veshur
Rita Ora nuk di të ndalet me inovacionin e saj sidomos sa i përket modës
E tillë është shfaqur edhe në premierën e filmit “Fifty Shades Freed” ku është bërë temë e mediave për stilin e saj të veçantë.
Rita, përpos muzikës së saj është vlerësuar shumë kohëve të fundit edhe për stilin e saj.
Ndryshe, Rita e këndon edhe kolonën zanore të këtij filmi bashkë me Liam Payne, e cila titullohet “For You”.
Rita me këtë veshje ka shkëlqyer edhe pse ishte një natë me borë në Paris.
Për më shumë shikojeni të veçantën Ritë, e cila me datën 17 shkurt do të jetë në Prishtinë për të kënduar për 10 vjetorin e pavarësisë.