Eskalon situata: Sokoli i “Grupit Kumanova” i shkruan veprimtarit të LPK-së: Unë t’i q* krejt në shtëpi
Ibrahim Kelmendi ka postuar reagimin e Sami Ukshinit i njohur si Komandant Sokoli në profilin e tij në facebook. Krejt situata eskaloi pas akuzave që veprimtari i LPK-së z. Ibrahim Kelmendi i bëri z. Sami Ukshini.
POPULLORE: “…MOS E VET SE T’KALLXON VET”MORINA UNIK
(Sami Ukshini / Komandant “Sokoli”):“Ibrahim Kelmendi me gënjeshtra nuk shkohet askund,por nuk quditëm me disa njerëz,prandaj Zoti i lind me shenja, ose jua vendosë gjatë jetës, siç ta ka bër edhe ty atë shenjë që e ke në fytyrë,që më lehtë të njihesh,dhe të ruhën nga ti ata që stë njohin,ky shkrim i yti është komplet gënjeshtër, unë me ty skam pasur kurrë bisedë as për Menduh Thaçin as për Ali Antiçin, shokun tënde më të mirë të tradhtive,por do ishte mirë të mirresh me vrasjen e vllait tënd Qerimit,dhe ti tregosh opinionit se kush ta vrau në atë mënyrë, se ti e dinë shum mir nga kush e ke atë përshëndetje.!!!!!!
Ndërsa për fundë unë ti Q….krejtë qka i ke brenda shtëpisë,ty dhe familjes tënde. Përshëndetje nga Sami Ukshini
”Po e shpërndaj vetëm “reagimin” e Sami Ukshinit, meqë vetëm këte po e njoh personalisht, ndërsa të tjerët që kanë “reaguar”, me emra të tyre apo më nofka, nuk i njoh, prandaj nuk dua të debatoj me ta.
Dhe po e shpërndaj, duke u bazuar në filozofin popullore: “… mos e vet (pyet), se tregon vet (kush është).”Qysh në fillim po shpreh keqardhjen për keqkuptimin ndaj këtyre viktimave dhe familjareve e tifozëve të tyre, nëse e kanë keqkuptuar debatin tim, i nxitur nga polemika që patën Ministresha Albulenë dhe Parlemantarja Blertë, se kam dashtë t’i fyej e hidhëroj “trimat e Kumanovës” – fatkeqësisht viktima, tashmë të frustruara, por barbarisht të manipuluara e të shpërdoruara nga të tjerët! Për këtë lloj keqkuptim u kërkoj falje!Për ata që kanë përgatitjen minimale përkatëse, dinë se ky ishte debat politik, i eskaluar herë pas here edhe në debat grindavec, meqë na mungon kultura qytetare e intelektuale për debate konstruktive.“Reagimin” i Sami Ukshinit, për të cilin thuhej se ishte organizuesi dhe komandanti i “grupit të Kumanovës”, do të duhej ta injoroja, pa e komentuar, por meqë ka qenë një tragjedi me pasoja të mëdha njerëzore e politike, nuk po e injoroj, siç veprojnë në raste të ngjashme konformistët, bile edhe ata që i kanë nxitë, manipuluar, shpërdoruar, deri edhe viktimizuar, me taktikën “t’i heqim qafe këta harambashë që po e terrorizojnë Kosovën”, ngjashëm siç i ka ndodhur Amerikës me veteranët e traumatizuar të luftës në Vjetnam.Ka qenë dukuri e shëmtuar, fatmirësisht jo me përmasa të mëdha, se disa ish-luftëtarë të frustruar e të traumatizuar, pas lufte qenë hallakat, edhe për shkak se disa komandantë të tyre nga lufta kishin dalë profiterë, goxha majmë të pasuruar. Prandaj ajo kategori nuk zgjidhte mënyrë e mjete, si të pasurohet shpejt, pavarësisht mënyrës.
Sigurisht, jamë marrë shumë edhe me këtë kategori, sepse me vinte keq për ta e për UÇK-në, që po e komprometonin me keqsjelljet dhe keqbërjet e tyre.Ishin disa nga “trima të Kumanovës” që i patën shpërdoruar edhe Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli dhe sisoji i tyre, për ta nis kryengritjen në Makedoni në janar të vitit 2001. Fatkeqësisht këta qenë dominuar nga xhelozia subjektive, se nga Lufta e Kosovës dolën pa merita publike, patriotike e politike, që në fakt i kishin, prandaj e ideuan edhe një luftë çlirimtare në Makedoni, që të faktorizoheshin, duke e arsyetuar ate si akt sublim patriotik, si përmbushje të Programit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të cilën e kishim komplotuar ne pjesëmarrësit e Kuvendit të 7-të (i mbajtur në fund të qershorit 1999 në Prizren).
Dhe për këtë qëllim i nxitën dhe i shpërdoren disa nga këta luftëtarë të frustuar e të traumatizuar, të cilët, si trima dhe luftëtarë me përvojë, edhe ia dolën ta shpërthenin atë Kryengritje të armatosur, që pati 86 martirë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (siç e patën emërtuar Aliu, Emrushi…), 60 civilë shqiptarë dhe 75 policë e ushtarë të Maqedonisë. Ajo Kryengritje, e nisur më 22 janar 1981, u përmbyll me Marrëveshje të Ohrit, e firmosur më 13 gusht 2001, nga ata që kishin qenë kundër asaj Kryengritjeje.Në prag të shpërthimit të asaj Kryengritjeje kam pas debat të ashpër me Aliun e Emrushin. Nuk jam përmbajt se akuzuari se po e komplotonin Kosovën, për interesa të tyre meskine, duke arsyetuar se Bashkësia (perëndimore) ndërkombëtare tashmë ishte pozicionuar pozitivisht ndaj Kosove, por që ajo kryengritje do t’i hidhëronte deri në ato përmasa, sa të bëhen piçman për luftën që kishin bërë kundër Serbisë…Edhe pse isha kundër fillimit të asja kryengritje, nuk u përmbajta dot pa e përkrah e ndihmuar, edhe financiarisht dhe me logjistikë propagandistike, politike, armatimi…Edhe pas asaj Kryengritjeje, si pas çdo kryengritje e lufte çlirimtare, shpetjt shpërthyen xhelozitë, grindjet, akuzat, sepse edhe ajo Kryengritje pati shpërdorime e profiterë financiarë. Këtë e dëshmon Samiu edhe kësaj radhe, duke e quajt ish krye-komandantin e tij Ali Antiç (i manipuluar nga “dosja” që e kishte sajuar një karagjoz i UDB-së serbe, i paguar nga vojvoda Menduh Thaçi…)…Rrjedhojë e atyre zhvillimeve ishte edhe angazhimi përkrahës i Sami Ukshinit, që e bëri demonstrativisht e publikisht, duke marrë pjesë në mitingjet elektorale të vojvodës Menduh Thaçi, ku ka mbajt fjalime përshëndetëse, duke shpërdoruar autoritetin e madh si komandant në Kryengritjen e Makedonisë. Dhe jo vetëm një herë ka rastis të takohemi, të debatojmë, por edhe të grindemi, për angazhimet e tij destruktive…Zhvillimet e vitit 2015 nuk kam mund t’i përcjell, sepse isha larg Kosove duke u mjekuar kundër kanceri, por nga ato që kam lexuar në media të kohës, nga përfaljet e pastajmi, intuita më pat mendësuar se ato zhvillime, fatkeqësisht, kanë pas qysh në zanafillë hile, manipulime, shpërdorime, viktimizime, duke shpërdoruar edhe patriotizmin naiv të shumicës se atyre viktimave. Edhe atëherë më ka ardh keq për viktimat dhe pasojat e asaj aventure dhe, duke u bazuar në teorinë përkatëse poltike atë aventurë e kam pas diskualifikuar si sulm terrorist.Tani, në vend që Sami Ukshini të argumentonte, pse nuk ishte sulm terrorist, por ishte veprimtari kombëtare çlirimtare, “reagon” siç e kishte dhe e ka karakterin: “Ndërsa për fundë unë ti Q….krejtë qka i ke brenda shtëpisë,ty dhe familjes tënde.”Fatkeqësisht tani nuk kam as shtëpi dhe asnjeri brenda shtëpisë, që do t’ia kompensonin frustimin edhe seksual këtij farë kUmandanti…PS.:Intersant fakti, si dhe pse ia lejojnë Sami Ukshinin këtë mundësi komunikimi nga burgu në Makedoni (edhe pse ankohet për padrejtësi shoviniste që ia bëkan “maqedonët” pushtues)!!
Teksti dhe reagimi i Ibrahim Kelmendit i cili akuzoi Sokolin: Nuk duhet t’i anashkalojmë as “lidhjet” që kishte Komandant “Sokoli” me Vojvodën Menduh Thaçi, apo ndonjëri nga ata pjesëtarë që kanë “bashkëpunuar” edhe me ndonjë kuadër të DBK-së (shërbimit sekret të Makedonisë). Fatkeqësisht mua më ka rastis të grindem me Komandant “Sokolin”, kur e kam pyet nëse e kishte paguar 50 mijë Euro Vojvoda Menduh Thaçi, që të angazhohej në fushatën zgjedhore, propagandistike, për partinë e Menduhit. FLM ai u bë i sinqertë dhe e pat pranuar, por duke u arsyetua se paraprakishte e kishte lut Ali Ahmetin që ta paguante për t’u angazhua për te dhe BDI-në e tij.