fbpx
Lajme

“Rambujeja, telefonata e Thaçit me Zyrapin e Ekrem Rexhën – Drinin, ata i treguan se kanë presion”

Para se të nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë e cila i hapi rrugën intervenimit të NATO-s, lideri i delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi ishte ballafaquar me presione të ndryshme edhe nga kampi i UÇK-së. Ai kishte biseduar edhe me ambasadorin amerikan Hill për këto ngjarje, por edhe me shumë komandantë të tjerë. Por, para muajsh, James Rubin kishte treguar se po të mos nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë, gjysma e Kosovës do të ishte vrarë dhe kurrë Kosova s’do ta kishte marrë mbështetjen e NATO-s.

Po u sjellim detajet nga libri i Blendi Fevziut;

“… Thaçit i tërhoqi vëmendjen një pyetje në ikje e sipër e Ambasadorit Hill: Çka ka ndodhur sot në UÇK?. Hill e lëshoi pyetjen dhe nuk u duk shumë i interesuar të dëgjojë përgjigjen e Thaçit, se po bëhej një riorganizim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm për zonat operative. Jo, është diçka më shumë!, iu përgjigj ai prerë. Thaçi nuk pati kohë as të pyeste më shumë dhe as të analizonte informacionin e Hillit, kur ambasadori Petriç e takoi po në korridor, shumë më i shqetësuar se kolegu amerikan: “Çfarë po ndodh në UÇK, puç ushtarak apo ndonjë gjë tjetër më e vogël?”, e pyeti edhe ai. Thaçi mbeti sërish i befasuar: “Gjendja nuk është e mirë, nuk mund të themi se është edhe aq dramatike.” Ambasadorët kishin të drejtë. E vërteta ishte se, që nga nisja e delegacionit për në Konferencën e Rambujesë, kishin filluar të ndryshojë diçka në strukturat politike dhe ushtarake të UÇK-së. Shumë prej kundërshtarëve të Konferencës ishin aktivizuar që të ndodhte një ndryshim në SHP të UÇK-së. Thaçi shkoi në dhomë për të aktivizuar telefonin e tij satelitor. U lidh me Bislim Zyrapin dhe Ekrem Rexhen (komandant Drinin). Asnjëri prej tyre nuk ishte konkret, por që të dy shprehën shqetësimin dhe treguan se kishin presion të madh nga disa komandantë të zonave operative dhe disa “përfaqësues” politikë. “Ata dëshirojnë që Konferenca të dështojë”, i tha direkt Zyrapi, siç kujton Thaçi: Më informuan se kçta përfaqësues kishin përhapur edhe dezinformata se Kosova po shitej! Thoshin, ju kot po luftoni, se në Francë po tradhëtohet gjaku i dëshmorëve, ideali i Adem Jasharit dhe shumë sajesa të tilla si këto”. Thaçi qëndroi gjatë atë natë në telefon. Ai u lidh me Sokol Bashotën, Rexhep Selimin dhe Fatmir Limajn. Ata i kishin thënë se gjendja nuk ishte aq dramatike sa dukej, dhe se gjithçka do të duhej të rregullohej.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close