fbpx
Lajme

Letra e Ilir Konushevcit e vitit 1997 për shokët e idealit në diasporë, parashtron disa pyetje

LETRA E ILIR KONUSHEVCIT

Më 18.XI.1997

Pranojnë: Shokët e idalit në diasporë

Në vend të përshëndetjes, dy fjalë për shokët e mi të ngushtë, Zahir Pajazitin dhe Adrian Krasniqin.

Për të folur për këto dy burra automatikisht flet për një pjesë të madhe të Lëvizjes revolucionare ose të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë jam shumë me fat që kam pasur rastin që të rri dhe të punoj me to.

Zahiri ishte një trim i madh dhe shumë i rrallë; atentator i shkëlqyer që nuk i trembej syri nga asgjë. Me punën e tij, unë mendoj që i vuri themelet UÇK-së. Ai i ngjalli ndjenja popullit në Kosovë dhe në diasporë, ngriti moralin të gjithë njerëzve, të cilët nuk përkulen para armikut. Ndërsa atyre që përulen i futi tmerrin në palcë.

Adriani arriti që me angazhimin e tij të masivizojë në mënyrë indirekte UÇK-në. Puna e Adrianit është ajo, e cila nuk i shkoi shumëkujt për dore. Ai nuk u kënaq vetëm me këtë punë të shenjtë që bënte, të cilën e vlerësojnë të gjithë shokët, por donte që vetë të merrte pjesë në aksione konkrete, ku edhe dha jetën heroikisht.

Deshën apo nuk deshëm, po të bëjmë një analizë të punës së Zahirit dhe të Adrianit del se këta i vunë themelet aktivitetit të UÇK-së, prandaj ne na mbetet që të vazhdojmë veprën e tyre deri në çlirimin definitiv.

Po e shkruaj këtë letër, vellezër, duke analizuar disa nga ato gjëra, të cilat i ka vu re, me të vetmin qëllim që, së bashku, të angazhohemi në drejtim të lëvizjes e jo të ngecjes së luftës kundër armikut.

Unë gjendem në Shqipëri që nga shkurti i këtij viti. Nga këto 9 muaj, 2.5 muaj i kam kaluar në Kosovë, prandaj mendoj se i njoh në një masë rrethanat  në Kosovë, në Shqipëri e shumë pak në diasporë.

Prandaj ndjej obligim moral që të ju njoftojqë të ballafaqoheni edhe ju  me disa probleme dhe ngecje, të ciat mendoj se do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës.

Unë do të përqëndrohem në disa pyetje, të cilave do t’i përgjigjem unë, sipas mendimit tim, kurse juve ju mbetet t’i shqyrtoni, ashtu si është më së miri.

  • Si bëhet organzimi i luftës guerile në Kosovë dhe a mund të jemi më të organizuar në këtë luftë?
  • Si bëhet financimi i luftës në Kosovë?
  • A janë të përfshira të gjitha territoret e okupuara nga njësitë tona guerile?
  • A ka një njeri apo grup njerëzish, të cilëve u binden të gjithë ushtarët dhe udhëheqësit e njësive?
Mergimi 3
Mergimi 2

Mendimi im është se, po qe se arrijmë t’i zgjidhim këto probleme, atëherë do të kishim një ushtri të mirëfilltë dhe profesionale, e cila do të arsyetonte afirmimin, i cili është arritur edhe me punën tuaj në diasporë.

  • Si bëhet organizimi i luftës guerile në Kosovë dhe a mund të jemi më të organizuar në këtë luftë?

Përgjigja është fare e shkurtër: organizimi  në nivel të Kosovës bëhet në mënyrë kaotike dhe jo profesionale.

Nuk dua të futem në hollësira për të argumentuar këtë (po qe se është nevoja kam shumë argumenta), por do të ndalem në atë se çfarë duhet të bëjmë.

Për një të ardhme të afërt mendoj se duhet të jepni vërejtje dhe sugjerime.

Për një të ardhme të largët, apo sa më parë, të gjejmë një Njeri ose një grup njerëzish, të cilët e njohin artin e luftës guerile dhe të luftës në përgjithësi.

Vetëm atëherë mendoj se do të kemi një ushtri profesionale, e cila do të vepronte me përpikmëri në momentet dhe në vendet e duhura.

  • Si bëhet financimi i luftës guerile në Kosovë?

Financimi i kësaj lufte në Kosovë bëhet jo mirë, gjithnjë e ceku sipas mendimit tim Unë u kam tërhequr vërejtjen shokëve në Kosovë, që kanë pasur kontakt me mua, për vendimet të cilat i kishin marrë gabimisht, si për shembull:

-mjete të tjera nuk u jepen njësiteve pa kryer aksion,

-ndarja e mjeteve anetarëve të familjeve të ushtarëve të vrarë nga 400 DM çdo gjashtë muaj…

Unë mendoj se financimi, ose më mirë të thuhet, ndihma financiare që duhet t’u jepet njësiteve guerile ose Ushtrisë nëpër rrethe duhet të jetë kështu:

Çdo rrethi, ose “fshati të çliruar”, si për shembull Prekazi, etj, duhet të ketë shumën fillestare, pastaj të vlejë edhe kriteri se kush angazhohet më tepër “në punë”.

Unë, në rrethin ku veproj, e kam cekur këtë dhe kam gjetur mirëkuptim, kur në nivel të Kosovës, jo.

Në rrethin ku kam vepruar dhe veproj herë pas here kemi arritur në një organizim në një masë të mirë. Në mbledhjen e fundit të saj ( ekzistojnë disa përsona udhëheqës ose shtabe lokalë) u morën dy vendime:

1.Financimi i këtij rrethi të bëhet në mënyrë direkte nga diaspora.

2.Që të emërohet në Shtabin Qendror të UÇK-së një anëtar nga ky rreth pas vdekjes së Zahir Pajazitit.

Ne jemi mirënjohës ju shokëve që vendimin tonë të parë po e zbatoni dhe sugjeroj që ky vendim të zbardhet për deri sa të konstatojmë se Shtabi ka kaluar në një shkallë më të lartë të organizimit.

Sa i përket pikës së dytë, unë e di shumë mirë që nuk janë të përfshira në shtab shume rrethe, për shembull, Llapi, Deçani, Gjakova, Ferizaj, etj.

Nuk dua të flas për rrethe të tjera, por rrethi i Llapit ka afruar anetarin e saj, siç shihet në pikën e dytë, dhe për habi, refuzimi është bërë për një minutë, pa u konsultuar refuzuesi me askënd. Prape nuk do të futemi në hollësira.

  • A janë të përfshira të gjitha territoret e okupuara nga njësitë tona guerile?

Me keqardhje konstatoj se nuk janë të përfshira një pjesë e madhe e territoreve të Kosovës. Afërsisht rreth 40 për qind e teritoreve të Kosovës nuk janë të përfshira, për shembull, Mitrovica, Gjilani, Prizreni, Kamenica si dhe shumë pjesë. Pjesë të rretheve të ndryshme.

Mergimi 4

Mendoj se puna më e madhe e anetarëve të Shtabit Qendror duhet të ishte në masovizimin dhe shtrirjen në gjithë tereitorin e Kosovës, Kosovës Lindore dhe në Maqedoni, pastaj, në futjen e antarëve të rinj në Shtabin Qendror, e jo si deri më tash që është në një rreth të ngushtë dhe i vetkënaqur; dhe, jo si ndodhi kohët e fundit që angazhimi i disa anetarëve të Shtabit të Kosovës të shtrihet në Shqipëri, ku, pothuajse gjithçka ka funksionuar për mrekulli dhe ku janë arritur rezultate të cilat i kanë çmuar të gjithë shokët në Kosovë.

Duke cekur edhe një herë qëllimin e kësaj letre, ju tregoj se punët në Shqipëri deri më sot kanë vajtur shumë mirë, por me disa lëshime të disa personave.

Unë besoj se shpejt do i mënjanojmë këto lëshime, kushtimisht lëshime, sepse mund të ketë edhe gabime, por secili duhet të përgjigjet për punën që bën. Secili duhet të përgjigjet për atë çka bën injorime, a bën shoqëri të ngushta, të cilat, për mendimin tim, janë të dëmshme, sepse ne kemi një ideal të përbashkët. Vetëm ai që e çon punën përpara, duhet përkrahë.

Dhe, si përfundim, kjo është një Letër vërejtje (Kam edhe shumë lëvdata për ushtarët tanë, por mendoj se është shumë herët për ato).

Dëshiroj që ushtrinë Çlirimtare të Kosovës askush të mos e marrë si pronë private.

Ju përshëndes nga zemra

Ushtari i  UÇK-së, “Mërgimi”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close