fbpx
Lajme

Publikohet Raporti për Kosovën: Pak progres në luftën kundër korrupsionit, marrëveshja me Serbinë urgjente

Raporti për Kosovën për vitin 2022 është publikuar nga Komisioni Evropian.

Komisioni thotë se periudha e raportimit përputhet me vitin e parë të qeverisjes së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aty është kritikuar puna e Kuvendit dhe menaxhimi i agjendës legjislative nga ana e shumicës parlamentare.

“Puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës, edhe pse qeveria mbështetet në një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se deputetët e opozitës abstenuan nga votimi për të penguar miratimin e legjislacionit”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.

Në pjesën e luftës kundër korrupsionit thuhet se ka një lloj progresi për miratimin e legjislacionit, por kërkohet akoma më shumë punë për t’u zbatuar gjithë korniza ligjore.

“Kosova është në një fazë të hershme / ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës raportuese është bërë njëfarë progresi me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit. Ekziston nevoja për të përmirësuar zbatimin e kornizës së përgjithshme ligjor. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të arritur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të aseteve. Pavarësisht përpjekjeve të bëra tashmë, ekziston nevoja për vullnet të fortë politik për të vazhduar trajtimin efektiv të rreziqeve të korrupsionit sistemik dhe një përgjigje të fortë të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”.

Në Raportin për Kosovën thuhet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente në mënyrë që të dyja vendet të ecin në rrugën evropiane.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close