fbpx
Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes kërkon debat, s’ka guxim të përmend Abrashin

Shpend Ahmeti s’po ka guxim të përmend emrin e Arban Abrashit me të cilin do të përballet më 19 nëntor. Në një reagim në Fb, Ahmeti ka folur për buxhetin e Komunës së udhëhequr prej Vetëvendosjes. I ka bërë thirrje Arbrashit të mos u ikë debateve.

“Mos i ikni debatit!”, ka shkruar kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Prishtinës.

“Për katër vite Komuna e Prishtinës nuk e ka humbur asnjë cent. E ka shpenzuar tërë buxhetin e ndarë nga Grantet qeveritare dhe i ka shpenzuar të gjitha paratë e mbledhura nga taksat.

Reagimi i Ahmetit erdhi pas një konferencë të Arban Abrashit, i cili tha se Vetëvendosje e ka degraduar Prishtinë dhe i ka humbur miliona të buxhetit.

Sidoqoftë, kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Prishtinës është ankuar se s’ka pasur buxhet për shkak të Qeverisë.

“Po të kishim edhe më shumë buxhet do ta shpenzonim por qeveria ende na thotë që ne i kemi 197 mijë banorë. Në fakt në mandatin e kaluar qeveria na e zvogëloi grantin e përgjithshëm për shkak të komunave të vogla. Kjo ulje si vlerë ishte më e larta në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close