fbpx
Lajme

Dorëzohet në Departamentin e Drejtësisë dosja kundër Jack Smith – “kërkoi 100 milionë dollarë për mosngritje të aktakuzës”

Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare dhe pastrimin e parave, John Moynihan, ka dorëzuar ankesë në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.

Në platformën “X” është publikuar një dokument prej 151 faqesh në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një skeme korruptive nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në tekst është aluduar se ish-kryeprokurori i specializuar ka kërkuar ryshfet prej “100 milionë dollarësh” nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, por i njëjti kishte refuzuar, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin person bëhet fjalë.

Paul Sperry, gazetari dhe kolumnisti i tabloidit konservator amerikan “New York Post”, ka njoftuar nëpërmjet platformës “X” se tashmë në DOJ është dorëzuar një dosje kundër Smithit, në të cilën pretendohet se ai është përfshirë një një skemë korruptive me qëllim të zhvatjes së miliona dollarëve nga individë të pasur. Pjesë e kësaj skeme korruptive është edhe Faik Imeri i cili paraqitej rrejshëm si agjent i CIA-s për të zhvatur mjete financiare dhe për të gjetur dëshmi e dëshmitarë të rremë kundër UÇK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close