Dje janë publikuar listat për deputetë nga të gjitha subjektet politike. Ajo që bie në sy është lista e Vetëvendosjes. Pavarësisht se në të kaluarën janë thirrur në vlerat personale të individit, këtë herë duket se kanë bërë përjashtim.
Në listën për deputetë janë futur edhe gruaja e Rexhep Selimit, gruaja e të ndjerit Adem Mikullovcit, baba i të ndjerit Astrit Dehari dhe familjari i burrit të Albulena Haxhiut, z. Gani Krasniqi.
Pavarësisht disa kandidaturave profesionale dhe të respektuara edhe brenda VV-së ka aktivista të ndryshëm që janë shprehur kundër këtyre formave të kandidimit.