fbpx
Lajme

Fevziu para Burgut të Hagës: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është e ngritur politikisht dhe nuk vërtetohet

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, e ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Fevziu ka postuar edhe një videomesazh para dyerve të burgut të Hagës.

“Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Shpreha bindjen që ka shprehur çdo shqiptar, që akuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet. Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, thotë ndër të tjera Fevziu në videomesazhin e tij nga Haga, përcjell Demokracia.com.

https://www.facebook.com/blendifevziu/videos/4648563885244319

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close