fbpx
Lajme

Fletarresti serb: Gani Thaçi ishte komandant i brigadës 112 të UÇK-së, kreu sulme terroriste ndaj milicisë

Përpos Hashim Thaçit, në listën e fletarresteve serbe është edhe vëllau i tij z. Gani Thaçi. Ai përmendet në disa dokumente se ka marrë pjesë në disa sulme ndaj forca të milicisë serbe, respektivisht MUP-it. Në shumë libra zyrtar e propagandistik të Serbisë të shpërndarë gjithandej nëpër botë, ushtarët e UÇK-së paraqiten si terroristë.

Në njërin dokument thuhet se; përmes vëllait të tij, Hashimi, ai vendosi kontakte me Sami Lushtakun, Besim Ramën, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Adem Jasharin dhe terroristët e tjerë, thuhet në dokument.

Ai (Gani Thaçi) u emërua komandant i brigadës 112 Arben Halliti e cila ishte aktive në zonën operative të Drenicës në 1998. Ai mori pjesë aktive në veprimet terroriste kundër anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe forcave të YA, thuhet në dokument.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close