“Foto rasti me Kurtin”, ish-anëtari i Komiteti Qendror të Enver Hoxhës adhurues i madh i Albin Kurtit
Ish – funksionari i Partisë Komuniste në Shqipëri Muharrem Xhafa është fans i madh i dy personaliteteve. 1 Enver Hoxha, 2 Albin Kurti.
Enveristi, Muharrem Xhafa, i cili ruan ende me krenari kujtimet për Enver Hoxhën, ka shprehur hapur edhe pëlqimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Disa herë në profilin e tij në Facebook, Xhafa ka postuar të vetmen foto që ka me Kurtin. E sa herë e poston ia dedikon dhe disa vargje.
Për të thotë se është “Foto çasti“.
“Kjo foto është bërë 3 vjet më parë. Duke falenderuar Facebook-un që ma kujtoi, po vë edhe këtë shënim:
Qeveria e një vendi, në Kosovë në rastin konkret, mund të formohet edhe nga parti te vogla në bashkëpunim me parti Serbe në Kosovë, po “Vetvendosja” mbetet partia e parë politike e Kosoves dhe e kosovarëve!“, shkruan ai në postimin e fundit qe kishte publikuar foton me Kurtin.
Para se Kurti të vijë në pushtet, Xhafa kishte shprehur hapur se ishte adhurues i tij.
Muharrem Xhafa poston kundër SHBA-ve
Enveristi Muharrem Xhafa anëtar i Partisë së Punës në Shqipëri, partisë së diktatorit Enver Hoxha, ka bërë një postim kundër SHBA’ve.
Xhafa ende ruan me krenari kujtimet për Enver Hoxhën. E lavdëron publikisht tërë kohën.
Në FB e ka të shënuar se është anëtar i Partisë se Punës. Po ashtu e ka të shënuar se është i shkolluar në Shkollën e Larte të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”.
Në këtë shkrim skandaloz, Xhafa shkruan mes tjerash se “”Ndihmës”, që SHBA-të dhanë për “çlirimin” e Kosovës nga pushtuesit serbë, i doli tymi!”.
Por, ajo çfarë ka tronditur publikun kosovar nuk është budallallëku i enveristit Xhafa.
Por, budallallëku i një zyrtari të Qeverisë Kurti. Fjala është për Sami Hajrullahun.
Ai është këshilltar i Armend Mehajt, ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.