Gjilan – Fotografia e Visar Beqirit ishte më e kërkuara në festën e Flamurit.
Pothuajse të gjitha urimet e qytetarëve janë përcjellur me foton e tij e cila u bë hit dhe pushtoi rrjetet sociale.
Shumëkush ka tentuar që ditën kur zbriti Idriz Seferi në Gjilan, ta bëjë një foto kujtim në vendin ku edhe është vendosur Idriz Seferi.
Megjithatë fotoja profesionale e Visar Beqirit ishte më e kërkuara dhe më e popullarizuara. Nuk ka pasur qytetar në rrjetet sociale që nuk e ka shfrytëzuar foton e Visar Beqirit.
E, vet Visar Beqiri tha se ndihet krenar që fotoja e tij është shfrytëzuar nga qytetarët.