Gani Geci: Në vitin 1993 në Drenas, Thaçi e ka pritur 45 minuta milicinë serbe për ta sulmuar
Në librin Lufta pa maska të Gani Gecit gjenden edhe disa fjali për aksionet e para të armatosura. Ai në këtë libër thotë se
“E vërteta është se ai ka qenë nja dy javë para se të kryhej ky veprim, me Avni Nurën dhe Besim Ramën, deri tek rruga e trenit në Drenas. Aty kanë pritur rreth 45 minuta me shpresë së mos vinte ndonjë mjet i policisë. Por, meqenëse nuk kishte kaluar asnjë automjet, ata ishin larguar”.
Gjithashtu kjo dokumentohet edhe me Vendimin e Gjykatës serbe për t’i dënuar në mungesë, po ju sjellim Vendimin:
Më 27 mars të vitit 1997, e ashtuquajtura Gjykatë e Qarkut në Prishtinë e përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë serbë, kishte marrë vendim që t’i dënojë 15 shqiptarë. Ne ju sjellim një pjesë të aktakuzës ku flitet për një sulm të planifikuar në vitin 1993 kundër pjestarëve të milicisë serbe të cilët torturonin shqiptarët në atë kohë.
1. BESIM RAMA, JAKUP
NURA, HASHIM THAÇI DHE
AVNI NURA
Sipas marrëveshjes paraprake, natën në mes të datës 13 dhe 14.5.1993 të pandehurit Besim Rama, Jakup Nura dhe Avni Nura janë takuar në shtëpinë e të pandehurve Jakup dhe Avni Nurës në fshatin Prellovc dhe pas marrëveshjes së shkurtër, me automjetin e Jakup Nurës, Opel-Monta, kanë shkuar deri në Gllogovc, e pastaj i pandehuri Avni Nura automjetin e përmendur e ka kthyer në fshatin Prellovc, që sipas marrëveshjes, pas aksionit në shtëpinë e vet të sigurojë pranimin, fshehjen dhe vendosjen, ndërsa të pandehurit Besim Rama dhe Jakup Nura,
po ashtu sipas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Hashim Thaçi, janë takuar në afërsi të kalimit hekurudhor në afërsi të Gllogovcit (Drenasit) dhe të armatosur, të pandehurit Hashim Thaçi dhe Besim Rama me pushkë automatike, ndërsa i pandehuri Jakup Nura me pushkë automatike, revolver dhe bomba dore, kanë vënë pritën në afërsi të rrugës në
kalimin hekurudhor, me qëllim që në momentin e kalimit të automjeteve të MPB-së të hapin zjarr nga pushkët automatike dhe t’i privojnë
nga jeta personat në automjet,
mirëpo deri te kjo nuk është ardhur
për shkak se në periudhën prej afër një ore derisa kanë qenë në pritje
nuk ka kaluar asnjë automjet i policisë, pastaj janë tërhequr, i pandehuri
Hashimi ka shkuar në drejtim të shtëpisë së vet, ndërsa të pandehurit
Besimi dhe Jakupi në Prellovc, në shtëpinë e të pandehurve Jakup
dhe Avni Nura, të cilët kanë bërë roje para shtëpisë së tyre derisa
kanë pushuar Besim Rama dhe Jakup Nura, me këtë në
bashkëveprim kishin për të kryer veprën penale të terrorizmit me tentativë nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 19 të LPJ.