fbpx
Lajme

Gani Geci: Me Sami Lushtakun planifikonim sulme të armatosura në vitin 1990

Gani Geci / Lufta pa maska

Një grup nacionalistësh, të prirë nga Adem Jashari dhe disa djem të tjerë nga Prekazi, si Fadil e Ilaz Kodra, Besim Rama, Nuradin Lushtaku, Jakup Nura, Adem Dërguti, Xhevahir, Jetullah, Osman, Rrustem, Sejdi e Halil Geci (Baci Lilë), Sami Lushtaku e të tjerë, mendonim se Kosovës po i kanosej rreziku i luftës, dhe se ajo nuk do të mund të shpëtonte nga Serbia kurrë pa luftë. Ishim të bindur se asnjë populli nuk i kishte ndodhur që ta fitonte lirinë pa gjak. 

Me Sami Lushtakun shpeshë herë planifikonim të ndërmerrnim ndonjë aksion të armatosur gjatë vitit ’90 dhe ’91. Mirëpo, me formimin e Ministrisë së Mbrojtjes ne menduam se gjithçka do të shkonte përmes organizimit dhe hierarkisë vertikale, nga lart – poshtë. Gjatë vitit 1991 kishte lëvizur diçka në këtë drejtim.

Adem Jasharaj e Adem Dërguti, së bashku me disa djem të tjerë nga Perëndimi kishin shkuar në Shqipëri për stërvitje ushtarake, në vjeshtë të vitit 1991 dhe ishin kthyer në dimër. Nga Grupi i Drenicës ishin këta djem: Adem Jashari, Adem Dërguti, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Jakup Nura, Avni Zymeri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close