Lajme
Gazetari i njohur kroat: Përshëndetje serbëve që më kërcënuan, rroftë Kosova dhe heronjtë e UÇK-së
Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”.
Në këtë formë ai ka përshëndetur serbët, për të cilët thotë se e kërcënuan ditët e fundit.
“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës!
Rrofshin heronjtë e UÇK-së! Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.