Pasi këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi tha se iu gëzua fitores së Qendron Kastratit në Kameincë, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj duke thënë se qeveria aktuale do ta ketë jetëgjatësinë e shkurtër dhe Matoshi mund t’i fillojë planet për t’u angazhuar këshilltar i Kastratit.
“O Halil, po as ti more nuk je bash “Brez i Republikës!”, shkruan Gecaj në FB, transmeton Express.
Ky është statusi i tij i plotë:
Halil Matoshi ju paska gëzuar fitores së LVV-së në Kamenicë!
Nuk isha befasuar fare nëse, duke vërejtë jetëgjatësi të shkurtë të qeverisë qendrore, Halili të fillonte planet e angazhimit të tij si kshilltar i z. Kastrati. O Halil, po as ti more nuk je bash “Brez i Republikës!