Ish-shefi i organizatës Zbulim Kundër Zbulim (ZKZ), Sabit Geci, flet se si erdhi deri të përzgjedhja e përfaqësuesit politik të UÇK-së në kohën e konferencës së Rambujesë në Francë.
Geci thotë se kishte propozuar dy persona për këtë pozitë – Ukshin Hotin dhe Adem Demaçin.
Ai thotë se asokohe i kishte kërkuar Albin Kurtit të dilte para medieve dhe të thoshte se në emër të UÇK-së mund të nënshkruajë vetëm Adem Demaçi.
Geci thotë se emrin e tretë që e kishte propozuar të ishte përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, ishte Rexhep Qosja.
Ai flet edhe për mënyrën se si u bë Hashim Thaçi udhëheqës politik i UÇK-së. Sipas tij, nuk ishte frikuar asnjëherë që Thaçi do të nënshkruante diçka kundër popullit të Kosovës.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=BFbrpUVZcA4