Geci tregon një ngjarje interesante: E kërcënuan tezen time keta të PDK-së dhe më thirri në telefon
Ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Gani Geci në një emision në Kanal10, tregoi një ngjarje interesante për qytetin e Skënderajt.
Sipas tij, në një fshat në Skënderaj, aktivistët e PDK-së kanë vjedhur vota. Dhe për këtë arsye ai e ka dërguar tezen e tij si komisionere në një klasë dhe askush s’ka guxuar të manipulojë votat sa ishte ajo aty.
Sipas tij, aktivistët e PDK-së e kanë kërcënuar tezen e tij. Më pastaj sipas Gecit “mua më thirrën në telefon dhe shkova unë aty, ndërsa këta të PDK-së e thirrën Sami Lushtakun”.
Më tutje vazhdon Gani Geci “Me Saminë erdhë Nuredin Lushtaku me një xhip, dhe bashkë me ta mbrapa kerrit ishte Lulzim Jashari djali i komandantit legjendar Adem Jasharit”.
https://www.youtube.com/watch?v=kihCk3NKAfg VIDEO min 3
Sipas Gani Gecit nëse humb PDK është mirë sepse nuk ekziston më PDK-ja.
Ai nuk e tregoi ngjarjen më tutje por tregoi se Lushtakët dhe Jasharët kanë qenë gjithmonë bashkë.