Gërdi e familjarëve të punësuar nga VV-ja në shkollat e Gjilanit- Kryetari kunatën, zv/ministri familjaren drejtori e deputeti “balldëskat”
Edhe pse në bazë të ligjit parashihet që pas 5 ditëve të dalin rezultatet preliminare për punësimet nëpër shkollat e Gjilanit, ato u vonuan.
Por jo pa arsye, madje për shkak se tashmë ishin bërë të ditur emrat e të punësuarve e që 90% e tyre ishin familjarë e miq të Lëvizjes Vetëvendosjes, partisë e cila po drejton Gjilanin.
Pas 8 ditëve tashmë janë bërë publike rezultatet e pikëve, e emërimet e reja në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.
E ajo çfarë bie në sy është ndikimi që kanë pasur si kryetari Alban Hyseni, po ashtu edhe dy deputetët gjilanas në kuadër të Vetëvendosjes, Arijeta Rexhepi e Luan Aliu.
Madje sipas burimeve të lajmi.net kjo dyshe po kujdeset mirë për “punësimet” që bëhen në kuadër të pozitave shtetërore në qytetin e Gjilanit.
E aty mangu nuk mbeti pa e rehatu dikë as zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Ata që dikur thirreshin mbi meritat e meritokracisë, duket se tashmë i kanë shkelur ato e kanë shndërruar gjithë sistemin e punësimit në nepozitëm.
Pasi që emrat janë bërë publik është fare e lehtë të kuptohet se kush kë e punësoi në kuadër të shkollave në Gjilan.
Madje disa sapo janë diplomuar, e s’kanë fare përvoje.
Këto vende të punës nuk mbetën as pa dikë nga familja e kryetarit, Alban Hyseni. Hyseni u përkujdes që t ë punësoi si Edukatore, kunatën e tij, Valdrina Iseni.
Po ashtu dikë punësoi i sapoemëruari si Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpend Nuhiu. Ai u kujdes që Vlora Shaqiri Nuhiu- kunata e tij të punësohet në kuadër të këtij afati.
E punësuar po ashtu është edhe familjarja e Shemsi Sylës, zv/ministri i Mbrojtjes. Ai u përkujdes që të punësoi Mediana Thaqi Syla tek shkolla fillore “Vesel Muja” në Mihir.
Po ashtu është edhe asamblistja e Komunës së Gjilanit, Ardita Ukshini që ia siguroi një vend pune vajzës së axhës, Donika Ukshini. Kjo madje ka pak kohë që përfundoi studimet, pra në muajin maj.
E punësuar tashmë është edhe Bleona Arifi- aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosej.
Mile Kastrati e punësuar si “balldëska” e drejtorit të Arsimit në Gjilan. Tuba Pajaziti e punësuar si shoqe e Arianit Sadikut që është ish kryesues i Kuvendit Komunal.
Laura Sylejmani u punësua poashtu në shkollën fillore në Mihir , e ndryshe është kunata e Arianit Sadikut.
Mimoza Alidemi u punësua po ashtu, e që është “balldëska” e deputetit Luan Aliu.
E pa punë në shtetëror nuk mbeti as Floresë Zeqiri, mbesa e bashkëshortit të deputetes, Arijeta Rexhepi.
E në punë tashmë hyri zyrtarisht edhe gruaja e fotografit të kryetarit të Gjilanit, Ajshe Berisha.
Aty nuk mungoi as Gentiana Uruqi, “balldëska” e asistentit të kryetarit, Flakron Rexhepi.
E deputeti Aliu u përkujdes që të punësoi përpos balldëskës, edhe një familjare tjetër që është Arta Berisha, e Shyhrete Sadriu-Demiri. Ai nuk la anash as kojshiken, Njomza Ibrahimi.
Siç duket Lëvizja Vetëvendosej në Gjilan ka vendosur që në prag të zgjedhjeve t’ua jap nga një “dhuratë” të vogël të lartcekurve.
Pak para zgjedhjeve në Gjilan u bë gërdi e punësimeve nëpër shkolla.
Këta të punësuar në bazë të nepotizmit nesër do t’i shërbejnë fëmijëve, do t’i mësojnë ata se çfarë është e drejtë apo jo në shtetin tonë.
Kësisoj gjeneratat e reja do të mësohen e edukohen pikërisht nga njerëz të punësuar falë lidhjeve familjare e miqësore që kanë me partinë në pushtet.
Punësime të ngjashme janë raportuar edhe më parë në Komunën e Gjilanit, por sic duket kjo kaloi në veshë të shurdhër, e instancat më të larta shtetërore vetëm e kaluan sikur të mos kishte ndodhur gjë.
E në lidhje me konkursin e fundit në adresë të lajmi.net ka pasure dhe ankesa të shumta ku është bërë thirrje që kjo gjë të ndalohet.
“Kjo praktikë është në kundërshtim me parimet e barazisë dhe meritokracisë që duhet të mbizotërojnë në çdo institucion publik”.
“Duke marrë parasysh angazhimet e juaj për të luftuar nepotizmin dhe për të siguruar një sistem të drejtë për të gjithë qytetarët, është e domosdoshme që ky problem të trajtohet me seriozitet”.
“Ju lutem, angazhohuni për të hetuar këtë situatë dhe për të raportuar publikisht mbi këto shkelje të të drejtave të barabarta. Qytetarët meritojnë një administratë të drejtë dhe transparente”,thuhet nga qytetarët./Lajmi.net/