fbpx
Lajme

Blendi Fevziu: Kurti një lloj kafshe politike, ishte më kreativ në opozitë sesa në pushtet

Një nga gazetarët më të njohur të trevave shqiptare z. Blendi Fevziu ka dhënë mendimin e tij për shumicën e liderëve shqiptarë në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit. Ai ka folur edhe për Kryeministrin Albin Kurti.

unë e kam njohur herët Kurtin, relativisht nga ndjekja pra, atë që ka ndodhur në protestat në Kosovë kur ishte në krye të lëvizjes studentore, e kam njohur personalisht në momentet e para pas daljes nga burgu, as dy javë pasi kishte dalë nga burgu në Tiranë, personazh shumë interesant, një lloj në kuptimin e mirë të fjalës, një lloj kafshë politike, i jashtëzakonshëm, por një politikan i cili raportin me opozitën e ka shumë më të mirë sesa raportin me pushtetin. Ishte shumë më kreativ në opozitë se sa në pushtet“.

Për Thaçin ai ka theksuar “Ai së bashku me grupin e tij, por tani po përqendrohem tek ai që ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, është ngritur me djemtë e pak fshatrave rreth e rrotull për të konstestuar Jugosllavinë dhe ushtrinë jugosllave që konsiderohej nga më të fuqishmet në botë. Gjithkush cilit mund t’ia thoshte në një moment do ta kishte marrë për të marrë, por në fund fare arriti që të sigurojë aleancën më të madhe që globi ka pasur ndonjëherë, aleancën e NATO-s që bombardoi Serbinë“.

Blendi Fevziu më tutje shtoi se “është një njeri me kontribut të jashtëzakonshëm, por fati dhe fatkeqësia e Hashim Thaçit është që kulmin e tij më të madh historik dhe politik e arriti kur ishte shumë i ri, çdo gjë që ai ka bërë mbrapa, sado e madhe që të ketë qenë president apo kryeministër nuk e ka arritur kulmin e startit të tij të parë. Do të thotë atë momentin kur, nuk e dij sa, 30 vjeçar nuk ishte, trokiti në derën e Kështjellës së Rambujesë duke thënë unë jam Hashim Thaçi, përfaqësues i UÇK-së, lider i delegacionit. Ai ishte i vetmi që nuk shkoi me delegacionin me avionët special francez, por udhëtoi nga Tirana një lloj ignognito. Pra nga atëherë duke u bërë kryetar i delegacionit të Rambujesë, firmëtar i deklaratës së Parisit, praktikisht Thaçi shënjoi emrin e tij në histori, shumë më fort se çdo gjë që mund të vinte mbrapa

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close