Gjeneral Xhevahir Geci: “Fëmijët e Qeverisë” po duan ta ndryshojnë historinë e Kosovës
•Gjenerali Geci pasi viziton Thaçin dhe çlirimtarët tjerë në Hagë: Ishin po të njejtit të hekurt dhe si shkëmbinjë që nuk rrëzohen•
Ish gjenerali i FSK-së dhe ish komandant në UÇK, Xhevahir Geci, ka vizituar Thaçin dhe ish bashkëluftëtarët tjerë që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi Geci ka treguar se ata janë të njëjtit, të hekurit dhe si shkëmbinj që nuk rrëzohen.
“Nuk është Lamtumirë, por Mirupafshim”, ishin fjalët e Presidentit Hashim Thaçi.
Sot e kaluam ditën me çlirimtarët, ishin po po të njejtit të hekurt dhe si shkëmbinjë që nuk rrëzohen. Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe vazhdon të jenë të pathyeshëm, si në luftë, në liri, në paraburgim e kudo!
Ndërsa, ne po largohemi nga kjo gjykatë me bindjen se ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përkrahen fuqishëm nga populli, por jo njëjtë edhe nga institucionet shtetërore. Nëse vazhdojmë kështu do të dënohemi nga historia, edhe pse “fëmijët e Qeverisë” po duan ta ndryshojnë historinë e Kosovës.
Të fala i’u dërgojnë!
Mirupafshim Çlirimtarë. Lavdia juaj nuk do të zbehet kurrë, Kosova që ju çliruat dhe e pavarësuat po ju pret!
DIELLI DO TË LIND PËRSËRI!