Gjenerali Rrahim Ademi e braktis APK: Sillen me mua sikur të isha gjeneral çetnik
Asambleja e Përgjithshme Kroate nuk ka lejuar që në hapësirat e Asamblesë të organizohet ndarja e mirënjohjes për gjeneralin Ademi për librin më të mirë “Vetëm e vërteta”. Ndarja është mbajtur në bibliotekën e Bogdan Ogrizoviqit.
Ndarja e mirënjohjes gjeneralit të pensionuar të Ushtrisë Kroate Rrahim Ademi për librin më të mirë “Vetëm e vërteta” më 5 tetor nuk u mbajt në hapësirat e Asamblesë së Përgjithshme Kroate në Zagreb, siç ishte paralajmëruar më parë në media, por në bibliotekën e Bogdan Ogrizoviqit.
Fjala është për kthesën e ndodhur në prag të ndarjes së çmimit, pas mbledhjes së bërë në atë shoqatë që mbledh oficerë të lartë të Luftës Atdhetare, kur pas votimit nuk u pranua propozimi për ofrimin e ambienteve të APK-së dhe gjeneral Ademi u detyrua të gjejë një vend tjetër për ndarjen e mirënjohjes së Shoqatës së Veteranëve Kroatë të Luftës Atdhetare ’91, e cila e shpalli librin e Ademit, të botuar në “Veçernji List”, si më të mirën me temën e Luftës Atdhetare në një konkurs prej 16 titujsh, transmeton Paparaci.
Pikërisht një vendim i tillë i Asamblesë së Përgjithshme Kroate ishte shkas për vendimin e gjeneral Ademit që ta braktisë anëtarësimin në këtë shoqatë, ndërsa tekstin e dorëheqjes e paraqesim të plotë.
“Për një kohë relativisht të gjatë, isha i bindur se Asambleja e Përgjithshme Kroate (HGZ) ishte një shoqatë e nderuar dhe shembullore, aq më tepër që disa nga anëtarët e saj ishin të tillë, por sa isha naiv që besoja se kushdo që e dinte se kush kam qenë dhe çfarë ishte kontributi im gjatë Luftës Atdhetare, do të flasë dhe dëshmojë në gjykatë të vërtetën dh vetëm të vërtetën kur u akuzova rrejshëm fillimisht në Gjykatën e Hagës dhe më pas në gjykatat kroate, aq isha naiv të besoja se të gjithë gjeneralët kroatë ishin ata që duhej të jenë. Paskam gabuar! Ashtu si nuk ka gjithkund ujë te kthjellet ashtu nuk ka as në këtë shoqate.
Unë asnjëherë nuk jam marrë me politike por politika është marrë me mua kështu që mendoj se as APK nuk duhet të jetë e politizuar. Për APK-në aspak nuk është me rëndësi që anëtarët po e braktisin një nga një, dhe nëse është ashtu, atëherë do ta braktisë edhe një anëtar, domethënë vogëlsia ime. Nuk më intereson më se çfarë mendojnë individët, sepse për mua është më e rëndësishme se çfarë mendojnë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët kroatë me të cilët kam luftuar gjatë gjithë Luftës Atdhetare.
Kulmi i pakënaqësisë sime dhe shkas që unë të largohem nga APK ka qenë mbledhja e Bordit Drejtues të APK-së, ku kanë ndaluar që në hapësirat e Asamblesë të më ndahet Dekorata e Madhe e Artë “Ishim të parët kur u desh” me të cilën më ka dekoruar Shoqata e Veteranëve Kroatë të Luftës Atdhetare ’91. (SHVKLA ’91) në bashkëpunim me shoqatat e tjera të dala nga Lufta Atdhetare, edhe pse tashmë ishte rënë dakord që kjo ceremoni të organizohet më 5 tetor 2022 në orën 11:00.
Me këtë vendim më ofenduan thellë, më poshtëruan dhe më trajtuan sikur të isha gjeneral çetnik. Epo, zotërinj të nderuar, hapësirat e APK-së nuk janë pronë private, prandaj edhe unë kam të drejtë si anëtar t’i përdor një herë në jetë. Në vend që të gëzoheshin që anëtari i tyre mori këtë çmim të madh, po atë mbrëmje dikush nga Bordi Drejtues u dha portaleve lajmin e rremë “se si gjeneral Ademi kërkoi promovimin e librit të tij nga APK-ja”, që është gënjeshtër sepse unë kurrë nuk ua kërkova këtë.
Në fund i them pjesës së atyre që mbetën në atë shoqatë se nuk do t’u laritem pasi nuk e kam bërë këtë kurrë me askënd. Shpresoj që të paktën të kenë pak turp që kanë rënë kaq poshtë dhe një gjeneral i ndershëm lufte po i braktis. Dhe unë po largohem nga kjo shoqëri dhe nuk më vjen keq. Me njerëz të ndershëm dhe miqtë e mi nga APK do të kontaktoj në vende të tjera”, thuhet në tekstin e dorëheqjes nga anëtarësimi në Asamblenë e Përgjithshme Kroate e gjeneralit në pension Rrahim Ademi, përcjell Paparaci.
Kur është pyetur nga gazeta për koment, kryetari i APK-së Marinko Kreshiq ka mbetur i “befasuar” me informatën se gjeneral Ademi ka dhënë dorëheqje.
“Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të cilët kanë votuar për ofrimin e hapësirave nuk kanë qenë kundër Ademit, por kundër Mlladen Pavkoviqit, kryetarit të asaj shoqate që e ndan çmimin, sepse ai ka qenë i dënuar me tre vjet burgim për shkak të përdhunimit të një miture. Rojs dhe unë kemi votuar “për”, nëntë anëtarë të Bordit kanë votuar kundër, derisa pesë prej tyre kanë abstenuar. Pra, është votuar kundër Pavkoviqit e jo kundër Ademit, sepse anëtarët nuk kanë dashur që një njeri i tillë të vijë në hapësirat tona. Sikur dikush tjetër të ndante çmimin, nuk do të refuzohej”, ka thënë Kreshiq.
Mirëpo Ademi ka thënë se ajo çfarë thotë kryetari i Asamblesë nuk është e vërtetë.
“Nuk është arsyeja Pavkoviqi, por unë dhe libri im, sepse është diskutuar mbi atë çfarë kam shkruar për disa gjeneralë dhe kjo disa individëve po iu pengon, për shembull Tomçiqit, anëtarit të Bordit të Drejtorëve të APK-së, i cili ka qenë dëshmitari i rrejshëm në gjykimin tim, dhe kjo shkruan në libër. Si deri tani nuk iu ka penguar Pavkoviqi sepse çmimi ndahet tashmë 15 vjet, përse nuk kanë reaguar deri tani por kanë qenë të pranishëm në ndarjen e këtij çmimi më herët”, pyet gjeneral Ademi, me të cilin gjenerali Rojs, zëvendës presidenti i APK, plotësisht pajtohet duke thënë se “rasti Ademi” është një turp i madh për Asamblenë e Gjeneralëve të Kroacisë./Paparaci