fbpx
Lajme

Gjykata Speciale fton për intervistim Ali Ahmetin

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ahmeti konfirmoi se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”.

Siç bën të ditur TV 21 në Maqedoninë e Veriut, ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Si intervistimi i Thaçit dhe ftesa e Ahmetit po vijnë pasi Gjykata Speciale më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me Thaçin, në aktakuzë është i përfshirë edhe Kadri Veseli tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publik.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close