Gjyqtarja e Millosheviqit: Thaçi ka kryer sulm ndaj milicisë serbe në 1993, Kurti s’ka kryer krim ndaj serbëve
Në një debat televiziv në Serbi, gjyqtarja e dhunshme e Millosheviqit, Danica Marinkoviq ka treguar për aksionet e para të Hashim Thaçit në 1992 e 1993.
Po ashtu, një ish-zyrtar serb ka treguar se Drenica ishte pjesa më ekstreme e Kosovës, saqë në disa pjesë të Drenicës as milicia serbe s’ka guxuar të hyj.
Gjyqtarja serbe Marinkoviq tregon për aksionin e Thaçit të 1993.
“Hashim Thaçi është si ky Besim Rama. Jakup Nura dhe Hashim Thaçi në natën mes 13 dhe 14 majit 1993, sipas marrëveshjes së mëparshme, të akuzuarit Besim Rama dhe Jakup Nura janë takuar në shtëpinë e të akuzuarit Nura në fshatin Prellovc, ku u pajtuan dhe u përgatitën që atë mbrëmje të kryejnë një aksion të armatosur terrorist në mënyrë që sipas marrëveshjes së bashku me këta dy veturën ta drejtojë i akuzuari Hashim Thaçi. Të akuzuarit Besim Rama dhe Hashim Thaçi me pushkë automatike dhe i akuzuari Jakup Nura me automatik, pistoletë dhe granata dorë, kanë ngritur pritë në shkurret buzë rrugës në afërsi të vendkalimit hekurudhor në Drenas sepse e dinin se i njëjti mjet do të ngadalsonte shpejtësinë në atë vendkalim hekurudhor dhe kështu të përgatitur, kanë pritur me qëllim që të hapin zjarr me automatikët, në momentin që ka kaluar automjeti i milicisë serbe për t’ua marrë jetën milicëve në automjet”, thotë Danica Marinkoviq.
https://www.facebook.com/100069276513652/videos/290724390766176 VIDEO