fbpx
Lajme

Gjyshi iu ka vrarë me Familjen Jashari, por nipi tij mbështetë Fadil Nurën për Kryetar të Skënderajt

Lavdim Jashari është nipi i Heroit të Kombit – Ali Jashari. Ali Jashari ishte një nga kontribuesit kryesor për çlirimin e atdheut. Ai ishte kusheri me Heronjtët Adem e Hamëz Jashari dhe ishte vrarë bashkë me ta në Betejat e Marsit.

Por, nipi i tij Lavdim Jashari e mbështetë publikisht PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Ai e ka kritikuar ashpër qasjën e deputetit të PDK-së z. Bekim Haxhiu i cili në një formë apo tjetrën e kërcënoi elektoratin në Skënderaj duke thënë se do të dihet se kush do të votojë kundër Familjes Jashari.

Pas kësaj, reagoi publikisht Lavdim Jashari duke treguar hapur se e mbështetë Fadil Nurën.

“Ai ka shkruar se të fala KQZ-së dhe Bekim Haxhiut” në profilin e tij në facebook.

Përpos Lavdim Jasharit, edhe daja i Familjes Jashari z. Jetullah Geci dhe njëri nga bashkëluftëtarët më të mëdhenj të Komandantit legjendar Adem Jashari z. Jakup Nura janë në mbështetje të PDK-së.

Kryetari i PDK-së z. Sami Lushtaku tregoi se i kishte bërë ofertë Bekim Jasharit që të kandidojë nën logon e PDK-së, por ai nuk kishte pranuar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close