Grenell kishte treguar se ka incizim të Bruce Swartz për Gjykatën Speciale i cili është shkarkuar sot

“Dëshmitarë të rremë e miliona euro nga rusët”, këta janë disa nga akuzat të cilat i kishte theksuar Richard Grenell e i ka shpërndarë edhe djali i ish-presidentit Trump në llogarinë X. Kështu po përshkruhet procesi i montuar ndaj ish-presidentit Thaçi në Hagë.
“Kongresi duhet ta pyes Bruce Swartz-in se çfarë i tha Jack Smith-it pasi i thashë se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord t’i jepnin fund punës së tij. Bruce më tha se ai mendonte se Jack Smith nuk do të pëlqente që puna e tij të shpërndahej dhe kështu ai donte të fliste fillimisht me Jack. Dhe pastaj…mendoni se çfarë i bëri Jack @HashimThaciRKS. Pyete Bruce” kishte shkruar Grenell në X.
Tutje Grenell ka shkruar se “Dhe siç e kam thënë më parë, kam ende një postë zanore të ruajtur nga Bruce Swartz për mua nga 29 janari 2020.”
Prokurori Jack Smith e sabotoi marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 2020, kur vendosi të bëjë publike një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi.
Me fitoren e Trump, pas shumë vitesh, ndryshoi edhe roli i Bruce Swartz. Ai u largua nga pozita e shefit të zyrës së çështjeve ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë.
Në mesin e atyre që janë zhvendosur në pozicione të tjera brenda departamentit është Bruce Swartz, shefi prej kohësh i zyrës së çështjeve ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, i cili merret me çështjet e ekstradimit, sipas dy personave që folën për Associated Press në kushte anonimiteti
Edhe Washington Post e ka konfirmuar ndryshimin e pozicionit të zyrtarit të lartë të karrierës, Bruce Swartz.
“Departamenti i Drejtësisë largon zyrtarët e lartë të karrierës nga postet kyçe”, shkruan Washington Post, duke treguar se Bruce Swartz është larguar nga posti i tij.
Pam Bondi është emëruar nga presidenti Trump për pozitën e Prokurores së Përgjithshme e cila do ta udhëheq Departamentin e Drejtësisë. /Demokracia.com/
