fbpx
Lajme

Hajredin Kuçi: Thaçi si Skenderbeu dhe Ismail Qemali, të tretë, dikur dikush i ka kundërshtuar

Ish-kryeministri, Hashim Thaçi kishte legjitimitetin e plotë demokratik si politikani më i votuar në vitin 2007, që ta shpallte pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ish-zv/kryeministri, Hajredin Kuçi.

Kuqi madje, e ka krahasurar ish-presidentin Thaçi edhe me figura historike, si Ismail Qemaili dhe Skenderbeu.

Ai shtoi se figurave me një peshë kaq të madhe politike, kur vdesin u rritet edhe më shumë kontributi.

‘Njeriu më legjitim në atë kohë, në emër të popullit të Kosovës, partia fituese, kryetari me më së shumti vota ishte z.Thaçi. Përvec legjitimiteti politik, ai e kishte edhe atë moral, pasi identifikohej me luftën për liri të Kosovës. Ishte njeriu kryesues i delegacionit të përfundimit të luftës në Kosovës, njeriu kryesor i leximit të dreklatarës së Kosovës. Nuk është pronësi e një individi, por fat i një individi. Edhe Ismail Qemaili ka qenë në pozitë të njëjtë. Unë mendoj që me legjitimitet demokratik, pasi të vdes dikush rritet jetibari, por legjitimitet demokratik nuk kam asnjë dilemë për Isamil Qemailin, por z.Thaçi ka qenë i dalur nga zgjedhjet në nëntor 2007. Njeriu më i votuar në Kosovë. Edhe Skenderbeu në kohën e tij, dikush e ka kundërshtuar. Edhe Ismail Qemailin”, tha tutje Kuçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close