fbpx
Lajme

Kryeshefi i PTK-së dyshohet për kanosje

Kryeshefi i PTK-së, Sejdi Hoxha ka kanosur me fjalë një qytetar nga Drenasi. Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Të paktën kështu thotë viktima i cili menjëherë rastin e ka paraqitur te organet e rendit në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se me datën 17 janar, rreth orës 16 e 20 minuta, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është raportuar një rast kanosje ku i dyshuar është Sejdi Hoxha.

“Ankuesi G.I., (77) nga Drenasi, ka ardhur në stacion policor dhe deklaron se kishte qenë në Teatrin Kombëtar dhe ishte takuar me kryeshefin e PTK-së, Sejdi Hoxha dhe ishte kanosur prej tij me fjalët “Çka ke lyp ti këtu, me ty kemi me sqaru edhe disa gjëra””,  dhe sipas tij e kishte shtyrë me krahëror dhe më pas kishte vazhduar”, kanë deklaruar për Indeksonline në polici.

Sipas ankuesit, ai kishte pasur mosmarrëveshje me të edhe më herët, ku edhe kishte pasur një seancë gjyqësore me të, lidhur me një rast keqpërdorim i detyrës zyrtare në PTK.

Por një akuzë të tillë e ka mohuar Hoxha, i cili për Indeksonline ka thënë se nuk qëndron kjo gjë.

“Jo more absolutisht s’ka kurgjo, me asnjë njeri nuk kam pasur telashe dhe nuk jam takuar me askë”, ka thënë shkurt Hoxha.

Policia e Kosovës ka hapur rastin si kanosje dhe është duke zhvilluar hetimet për të sqaruar gjithë ngjarjen./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close