Haki Abazi: Ja pse SHIK-u ka intervenuar dhe ka krijuar ndarje përbrenda VV-së
Shkrim i vitit 2018:
Njohësi i zhvillimeve politike Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka analizuar gjendjen e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se SHIK ka intervenuar dhe ka krijuar ndarje përbrenda VV-së dhe po tenton që ta zvogëlojë mundësinë që elektorati I PDK-së të shpërndahet, përcjell Bota sot.
“SHIK dhe Klani PRONTO e ka pare mire rrezikun qe po vije nga nje konsolidim i nje blloku politik i mundeshme nga VV ne rritje dhe LDK e konsoliduar qe nuk lejon te beje kompromise me kredibilitetin, sovranitetin dhe kushtetutshmerine e vendit. Kjo eshte aresyja qe SHIK ka intervenuar dhe ka krijuar ndarje permbrenda VV dhe po tenton qe ta zvogloje mundesine qe elektorati i PDK te shperndahet. Kjo u tregua edhe ne zgjedhjet qendrore edhe ato lokale”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë i Abazit:
Rrezik por qe ka zgjidhje
Shfuqizimi i ligjit per dhomat e vecanta te Gjyates Speciale eshte akt i shperberjes se shtetit dhe seriozitetit te institucioneve. Ky ligj ka krijuar dhomat speciale dhe do te ishte kunderkushtetuese qe te shfuqizohet. Sa per shpjegim dhe ilustrim me detaj: ne nje takim ne Washington DC pas miratimit te ligjit me 2015, kur kam kundershtuar formen dhe proceduren e formimit te dhomave speciale duke “dredhur doren e deputeteve”, Hashim Thaci para nje auditoriumi prej 100 personaliteteve me ka quajtur si nacionalist dhe angazhim per Shqiperine e madhe dhe kinse sipas tij une jam per lufte.
Kundershtimi im gjithashtu ka qene i bazuar ne faktin se Hashim Thaci kishte autorizuar njesine speciale te intervenoje ne veri duke sjellur situaten ku eshte vrare Enver Zymberi dhe mandje nga nje vasje e pasqaruar kishte perfituar poltikisht per vehte dhe klanin e tij. Megjithat akuzat kunder meje dhe te gjithe atyre qe kundershtonin u bene publlikisht per te sabotuar dhe shantazhuar poltikisht te gjithe ata qe krkonin trasparence per aresyene e vendimt per krijimin ekesaj gjyakte atebote. Pergjigjeja se si eshte marre vendimi per intervenimin e ROSU eshte mbetur misterioze po aq sa edhe vet vrasja e Enver Zymberit.
Edhe njehere shfuqizimi i ligjit e vendos shtetesine dhe funksionalizimin e vendit ne nje renje te lire me rreziqe te medha dhe eshte akt kunder shtetesise e qe do te pasohet me riiaktivizim te rezolutes 1244 dhe vendim qe Kombet e Bashkuara te veprojne kunder vendit tone duke marre vendime per involvimin e drejtesise nderkombtare. Ky skenar eshte i zi dhe i patolerueshem dhe kunder perkraheseve dhe shteteve qe kane njohur dhe garantojen pavaresine e shteti te Kosoves. Si i tille nuk tolerohet dhe do te detyrohemi te gjithe te dalim kunder nje veprimi te tille te pamatur dhe per t’i ikur rrezikut te vendosjes se vendit nen kontrolline 1244.
Nese ka qene ne rregull per pjestare tjere te UCK qe t’i pergjgijen fteses se drejtesise nderkobtare ne Hage sikur qe ishte rasti i Ramush Hardianj dhe Fatmir Limaj dhe te tjereve per te cilet Thaci dhe Veseli bashke me klanin PRONTO kane qene ne heshtje dhe kane perfituar poltikisht duke zene hapsiren e krijuar athere pse duhet te jete ndryshe tani kur te paostrofuar jane pikerisht anetare te kalnit PRONTo per gjyakten speciale. Askush nuk eshte me i vlefshem se shtetesia dhe pavaresia e vendit e me se apku ata qe duan t’i ikin ballafaqimit te drejtesise.
SHIK dhe Klani PRONTO e ka pare mire rrezikun qe po vije nga nje konsolidim i nje blloku politik i mundeshme nga VV ne rritje dhe LDK e konsoliduar qe nuk lejon te beje kompromise me kredibilitetin, sovranitetin dhe kushtetutshmerine e vendit. Kjo eshte aresyja qe SHIK ka intervenuar dhe ka krijuar ndarje permbrenda VV dhe po tenton qe ta zvogloje mundesine qe elektorati i PDK te shperndahet. Kjo u tregua edhe ne zgjedhjet qendrore edhe ato lokale. Ne anen tjeter LDK ka mesuar leksionin se cfare do te thote te jete ne koalicion me PDK edhe sikur qellimi te jete menyra insitucinale e veprimit. Ne nje shtet te kapur me dejttesi te ndikuar dhe te manipuluar edhe reformat me qellm mira dhe te menqura sabotohen dhe ndalohen nga interesat klanore per te mbrojtur sistemin e patronazhit poltike qe jane krijuar qe nga paslufta. LDK dhe perkrahesit e saj perfundimisht kane rritur edhe nivlein poltik dhe standardat dhe tani e tutje e ka mbyllur rrugen per te bere cfaredo perkrahje te qellimeve meskine te ziera neper koluaret e PDK dhe klanit PRONTO. Eshte shume me rendesi te kuptohet qe paknaqesite e cfaredoshem ne VV te adresohen duke qene te hapur per diskutim dhe te mos merren si justifikim kinse ne kete kohe nje parti qe ka ofruar zgjedhje per problemet madhore te mos kete mundesi e hapsire qe problemet e mbrendsheme te mos kene aftesi te mos i zgjidhin permbrenda. Eshte jo logjike dhe as poltike pragmatike qe dikush te kerkoje , ta ndaloje apo kushtezoje kandidimin e Albinit per kryetar te VV. Ne cilin dokument, rregullore apo statut ndalohet kandidimi i Albinit per kryetar? Nuk mundet Molliqaj me temperamentin e tij arbitrar dhe aa q epo mshihen pas tij, te kerkojne moskandidimin me kushtezim. Ky eshte bajraktarizem provincial me kalkulime dredhagjinjesh e deshtake ne karrieren e tyre.
Pa marre parasysh se cfare munde te jene kritikat dhe pakanqesite ato duhet adresuar ne menyre insitucionale dhe jo ne rruge te dekalrimeve mediale ne media qe ne fakt e duan dhe jane pro Klanit PRONTO. Edhe largimi i tyre nga VV eshte me i shendoshe se sa insistimi per te kqen kancer permmbrenda. Kosova eshte ne udhekryqin e krijimit evolutiv te nje spektri politik te majte social demkrat burimor e te pakorruptuar me idelogji te qarte ne nejren ane qe perfaqesoeht nga VV dhe LDK qe eshte partia qe perfaeson anen qendres se djathte poa shtu ne nje proces evoutiv poltike qe eshte karakterizuar me kriza dhe perpalsej e me tentim te ndikimit nga jashte por qe po duket qe ka rezistuar dhe ne nje rrejdhe normale t eprocesit do te perfitoje nga shperberja e rrezikut te paraqitur dhe do te behet edhe me konsistetne ne realzimin e nje oferte te qarte per qytetaret dhe do te kerkoje poashtu zbardhjen e vrasjes se veprimtareve te vet njesoj sikur qe VV duhet te insistoje zbardhjen e vrasjes se aktivisteve e vet. Mbi kete baze mund te kemi nje hapje te re t emudesive, nje stadrd tjeter te veprimit poltik dhe nje bartje te transaprences dhe llogaridhenjes nga partite tek insistucionet e shtetit me qellim te realizimit te programeve per shtetndertim dhe avancim te interesave te qytetareve. Ky shtetnderitm dhe avancim duhet mbeshtetur ne vlera dhe prncipe demkratike jo mbi kulte dhe pasurim te individeve gje qe e ka devalvuar procesin e shtetndertimit dhe ka shaktuar degradim serioz te besimit te qytetareve ndaj institucioneve. Pjesa tjeter e udhkryqit eshte izolimi i matutjeshem, perkeqesim i situates socio-eknomike dhe poltike, polarizim dhe konfrotim, perdorim i isntrumenteve te shtetit kunderjt qytetareve, perfitime nga akteret oportun dhe nje zhberje e matutjeshme vlerave kulturore dhe identitetit te vendit.
Perzgjedhja eshte shume e lehte ose ecim drejt trajktores se zhvillimit dhe shtetberjes ose shkojme ne drejtim te zhberjes dhe perkrahjes se forcave klanore izoluese antikobtare, antiamerikane dhe anti evropiane./botasot/