fbpx
Lajme

Haki Abazi përpiqet të përhap panikë: Nëse VV nuk vjen në pushtet të gjithë do të ikin

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Haki Abazi, është duke u përpiqur të ngjallë panik në vend. Ai ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga VV-ja është shpresa e fundit për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e VV-së është shpresa e fundit për qytetarët. Përndryshe do të largohemi të gjithë”, ka thënë ai në T7.

Sot Albin Kurti doli publikisht duke treguar se nuk kanë arritur një marrëveshje për qeverinë me LDK-në. Nesër konstituohet Kuvendi dhe marrëveshja do të thotë se nuk do të ketë qeveri.

Abazi ka thënë se VV nuk preferon të shkohet në zgjedhje të reja dhe dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje.

Po ashtu ai ka thënë se kanë preferuar prej fillimit të negociatave që propozimi i presidentit të lihet pas formimit të qeverisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close