fbpx
Lajme

Zeka: Çdo ndryshim që u ba në Kosovë u ba mut e më mut, vetëm atë punë s’na kanë ba

Gazetari Milaim Zeka në emisionin Kanal 10 ka qenë i ashpër me të gjitha qeveritë e pasluftës, por edhe me qeverinë aktuale. Ai e ka treguar historinë e një miku të tij, ish i burgosur politik që i kishte ndodhur gjatë kohës së luftës.

Ai ishte në burg dhe pas torturave të mëdha nga gardianët e burgut, ai kishte shkuar për të folur me drejtorin i cili ishte serb. Duke i treguar se gardianët edhe kukat po ia vendosin në shole e po i torturojnë, drejtori i burgut pasi e ndëgjojë i tha “a ua kanë ba atë punë, ky po i thotë jo, e tash do t’u them tua bëjnë edhe atë punë”, njësoj edhe qeveritë e mëparshme atë punë s’na kanë ba e ky (Kurti) do të na bëj edhe atë punë.

Milaim Zeka ka thënë se do ndryshim që u ba në Kosovë u ba mut e më mut, pasha toke e qiell këta ma berllog po e bajnë.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është duke e fundosur popullin e duke i dënuar kamarierët e shkretë me nga 200 euro pse nuk e kanë të vendosur maskën, ndërsa bota po hapet, psh Britania e Madhe.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close