fbpx
Lajme

Dimal Basha ‘zihet keq në rrenë’, shoku i klasës ia publikon një fotografi me të

Deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha gjatë së dielës i janë publikuar notat e dobëta të vitit të tretë të shkollës së mesme.

Në dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme, notat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha janë shumë të dobëta.

Pasi iu publikuan notat, Basha reagoi, duke thënë se familjarisht janë të shkolluar dhe edukuar, e madje publikoi edhe disa diploma të universiteteve të ndryshme në Amerikë, por që këtë reagim, Basha e bëri me dhjetëra gabime drejtshkrimore, shkruan Demokracia.com.

Pas publikimit të notave, ka qenë Gafurr Abdullahu, shok i klasës me Dimal Bashën, i cili ka reaguar, duke thënë se deri vonë Basha ka menduar se alfabeti i gjuhës shqipe i ka 27 shkronja dhe jo 36 sa ka në të vërtetë.

Mirëpo, për shkak të këtij reagimi të Abdullahut, Basha ka paralajmëruar padi ndaj tij, duke thënë se nuk është e vërtetë që kanë qenë në një klasë së bashku, e madje e ka ofenduar rëndë atë dhe mediat që kanë publikuar reagimin e Abdullahut, raporton më tutje Demokracia.com.

Por, deputeti Basha i ka ndaluar komentet e tij në rrjetin social Facebook në reagimin ndaj Abdullahut, ky i fundit është detyruar që në statusin e tij t’i përgjigjet Bashës.

“Dimal Basha : Populli duhet me u binde se çfare niveli i edukatës dhe kulturës e përfaqësoni, fyerjet e ofendimet banale mbaje për vete dhe familjen tuaj, ndërsa unë ta vërtetoje ndash ne gjykat ndash ne prokurori që ne të dy kemi qenë klasë në shkolle fillore dhe po ti dërgoj fotot me shallin e pinonierit te shokut Tito’s qe ti dhe familja juaj e keni simpatizuar!”, i është përgjigjur Abdullahu-Bashës, i cili edhe ka publikuar fotografinë e vjetër ku shihen bashkë me njëri-tjetrin.

Basha ka paralajmëruar padi ndaj Abdullahut duke thënë se këto janë shpifje dhe se nuk e ka pasur shok klase. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close